Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë sekuestruar një mjet lundrues.

Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë sekuestruar një mjet lundrues. 06vlore
Procedohet penalisht pronari i mjetit.
Sot, më datë 05.07.2017, Policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:
Dh.B., 33 vjeç banues në Vlorë.
Policia ka filluar procedimin penal ndaj këtij shtetasi pasi më datë 05.07.2017, rreth orës 10:20, në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është konstatuar në anë te detit një mjet lundrues tip skaf plastik, pa mbishkrime, me gjatësi 8 m dhe gjërësi 2.8 m, me një motor të markës "Yamaha", në zotërim të shtetasit Dh.B., i cili ka rezultuar se ka ndryshuar vendndodhjen.
Për shkak të pamundësisë së këqyrjes në vendin e ngjarjes, mjeti u shoqërua për në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese në SPKM Triport, Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale (neni 25) "Ndryshimi ose falsifikimi i karakteristikave të mjetit lundrues" (neni 29, pika 1) “Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim” i ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 "Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT", në ngarkim të shtetasit Dh.B.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...