Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Tiranë, Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga Policia. (per video kliko mbi link)armapaleje001
Sekuestrohet një armë zjarri "Kallashnikov".
Shëbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në makinë, menjëherë kanë organizuar punën për arrestimin e tij dhe bllokimin e armës së zjarrit.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, në afërsi të "Casa Italias", shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin tip "Ford", që drejtohej nga shtetasi R. T.
Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër.
Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R. T, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja e armve dhe municionit luftarak", parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

armapaleje002

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...