Tiranë, Identifikohen dhe arrestohen autorët e vjedhjes së farmacisë

Tiranë, Identifikohen dhe arrestohen autorët e vjedhjes së farmacisë. (per video kliko mbi link)drejtoria-e-policise-tirane

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësis ligjore të autorëve të vjedhjes së ndodhur në një farmaci në Rrugën e "Kavajës", më datë 25.03.2017.
Më datë 07.04.2017, është arrestuar shtetasi:

- F. K., 18 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin K. Ç,, 18 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se janë autorë të vjedhjes me dhunë të ndodhur në një farmaci në Rrugën e "Kavajës", ku kanë arritur të marrin një sasi lekësh.

Aktualisht shtetasi K.Ç., ndodhet i ndaluar në ambientet e Paraburgimit, sepse më datë 26.03.2017, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, që kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest shtëpie", pasi ishte i dënuar për veprën penale "Vjedhja".

Nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve të sipër-përmendur janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vepren penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...