Shkodër, Vijon puna për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje.

Shkodër, Vijon puna për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje. 29SHKODER
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Sekuestrohen 2 armë zjarri "Pistoleta", që i mbanin pa leje dy shtetasit e arrestuar.
Nga shtrukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të Plan Veprimit "për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që i mbajnë në banesë, kapjen e personave në kërkim", në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, në akset rrugore apo në banesa të dyshuara, gjatë 24 orëve të fundit u evidentuan dhe u goditën 2 raste të "Armëmbajtjes pa leje".
Në këtë kuadër u arrestuan në flagrancë shtetasit :
A. D., 50 vjeç, banues në fshatin Dobraç në Shkodër, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me të cilin po lëvizte, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë "SIG SAVER P250", me krehër me fishekë.
- A. P, 21 vjeç, banues në fshatin Bardhaj në Shkodër, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë "Zastava".
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

29SHKODER1

29SHKODER2

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...