Policia e Shtetit: Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake 10.04.2017

Policia e Shtetit:Untitled-1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. (për video kliko mbi link).

Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 73 armë zjarri, 44.401 fishekë, 65 granata, 63 krehëra, 78 ndezësa, 3 kallëpe tritol si dhe 1 pistoletë shenjëdhënëse.

Konkretisht në qarqet:
1- Qarku Dibër
Janë dorëzuar nga banorët, 12 armë zjarri, 4360 fishekë, 26 krehëra, 15 granata, 15 ndezësa.

2- Qarku Kukës
Në Qarkun e Kukësit, janë dorëzuar 9 armë, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 451 fishekë, 15 krehëra, 20 ndezësa, 1 granatë.

3- Qarku Elbasan
Në Qarkun e Elbasanit janë dorëzuar vullnetarisht 9 armë zjarri, 27506 copë fishekë, 26 granata, 35 ndezës granatash dhe 3 kallëpe lëndë plasëse.

4- Qarku Tiranë
Në Komisariatet e Policisë Tiranë janë dorëzuar 9 armë zjarri si dhe 2300 fishekë.

5- Qarku Shkodër
Dorëzohen nga banorët 8 armë zjarri, 6 krehëra, 3280 fishekë, 17 granata dore.


6- Qarku Korçë
Janë dorëzuar 6 armë zjarri, 3444 copë fishekë.

7- Qarku Durrës
Në Qarkun e Durrësit janë dorëzuar 5 armë zjarri si dhe 345 fishekë.

8- Qarku Berat
Në Qarkun Berat janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 360 fishekë.

9- Qarku Fier
Janë dorëzuar 4 armë zjarri, 3 granata, 90 fishekë e 12 krehëra.

10- Qarku Lezhë
Janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 20 fishekë.

11- Qarku Gjirokastër
Janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 2120 fishekë, 3 granata dore, 8 ndezësa granatash dhe 4 krehëra.

12- Qarku Vlorë
Janë dorëzuar nga banorët në Qarkun Vlorë 2 armë zjarri si dhe 125 fishekë.

Edhe njëherë Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata banorë që kanë dorëzuar vullnetarisht armët dhe municionet luftarake si dhe iu bën thirrje të gjithë atyre që mbajnë armë pa leje t'i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë 30 Prill 2017.

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...