Shkodër, Arrestohet një shtetas në kërkim.

Shkodër, Si rezultat i punës, shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shkodrës, Interpol Tirana dhe Autoriteteve Policore malazeze,interpol

më datë 28.06.2017, u bë arrestimi në Mal të Zi dhe më pas deportimi në Shqipëri i shtetasit shqiptar në kërkim:

K. P, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.

Ndaj këtij shtetasi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka lëshuar Urdhrin e Arrestit datë 21.06.2017, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin V. K., dyshohet se janë autor të ngjarjes së ndodhur më datë 06.05.2017, ku rreth orës 14.00, në vendin e quajtur "Ura Dervishbeg", në lagjen "Qemal Stafa", Bashkia Shkodër, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë shtetasin N.H, i cili ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Vepra penale: " Vrasje me paramendim", e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...