Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 prill 2017

DORËZIMI I ARMËVE 1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.M, vjeç 22, banues në Shkozë, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, në mjetin tip “Lancia”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen J.M vjeç 67, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mbi faturuar kontratën e ujit të shtetasit A.G. vjeç 47, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.Z vjeç 59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën për vitet e pensionit, të shtetasit H.G, vjeç 70, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, shtetasja E.N, vjeç 43, banuese në Tiranë, kallzon se në një kompani private, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave në emër të saj, është lidhur një kontratë abonimi për një numër fiks, duke e bërë atë debitore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.S, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, ka aksidentuar të miturin vjeç 5, i cili ndodhet në  spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Pezho”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.T, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në rrugën “Abedin Rexha”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren M.H., vjeç 19, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.L, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:57, në Kamzë duke drejtuar mjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar këmbësorin R.TH., vjeç 66, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në kryqëzimin e rrugëve “Asim Vokshi” e “Jordan Misja”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A.Ç, vjeç 27, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.J., vjeç 27, banues në Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 09:30, në rrugën “Kongresi i Dibrës”, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, është aksidentuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës Nr. 93, që bën fjalë për bllokimin e 34 kg. e 377 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 43 fishekë model 56, në fshatin Armadh, në banesë, më datë 10.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.Ç vjeç 46, banues në Armadh. Nenet 283/1 e 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.Z., vjeç 36, banues në Durrës, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin XH.K., vjeç 22, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, ju gjetën 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.F., vjeç 60, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka shitur karabinanë e shtëpisë pa dijeninë e shtetasit Sh.Ç, vjeç 52, banues në Durrës, i cili ka bërë kallëzim. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Durrës, më 10.04.2017.
Tenton të vrasë me thikë një shtetase në hyrje të pallatit.
Policia zbardh dhe dokumeton ngjarjen.
Ndalohet autori.
Specialistët kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një pune hetimore të specializuar dhe të pandërprerë, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së datës 06.04.2017, ku një person tentoi të vrasë me thikë një shtetase.
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar,
konkretisht shtetasin:
M.S.  33 vjeç, banues në Durrës.
M.S. më datë 06.04.2017, rreth orës  21:50, në lagjen Nr.17, Durrës për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasen S.V. 34 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim”e mbetur në tentative dhe”Prodhimi, mabjtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.GJ, vjeç 30, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Aleksandër Goga” te kryqëzimi Nish-Tulla, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “KIA”. Neni 291 i Kodit Penal/

Më datë 11.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja S.D., vjeç 25, banuese në Durrës, me leje drejtimi, pasi në autostradën Durrës–Tiranë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur në reklamat e një karburanti, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/1 e 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.04.2017   u ndaluan shtetasit G.LL, J.M. e G.B, vjeç 45, 45 e 43, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan e Elbasan, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Nenet 283/a/2 e 22 dhe 300/1 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Z., vjeç 37, banues në Gramsh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.S, vjeç 55, banues në Korçë, president i një firme private, pasi dyshohet se janë konstatuar mangësi në lidhje me pagesat, oraret e punës dhe lejet e zakonshme të punonjësve të firmës. Nenet 180 e 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi dyshohet se më datë 09.04.2017, në fshatin Kutalli, te parkimi i mjeteve, të një firme private, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kanosur rojet A.H e A.H., vjeç 38 e 40, banues në fshatin Kutalli, Në vendngjarje janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale një gëzhojë e dy fishekë me kalibër 7.62 mm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M. vjeç 43, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 10.04.2017, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin B.Y. vjeç 42, banues në Patos, me leje drejtimi, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët A.Q., vjeç 54, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe S.B. e A.S., të cilët pas ndihmës mjekësore në spital, u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Vlorë
Informacion paraprak
Në lagjen "Pavarësia", rreth orës 08:00, në vendin e quajtur "Rruga e Çipajve", në pjesën e poshtme të shasisë së një automjeti është konstatuar një sasi e dyshuar me lëndë eksplozive.
Sasia e dyshuar e eksplozivit është vendosur nga jashtë automjetit tip Benz Fuoristradë në pjesën e poshtme të shasisë poshtë shoferit.
Mjeti është në pronësi të shtetasit E.B., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.04.2017, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Godull, Kurbin, në një kasolle, në tre thasë u gjetën 19 kg. Lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.B., vjeç 32, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi më datë 10.04.2017, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Fushë Gjorm, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin F.A., vjeç 23, banues në Malbardhë, Kurbin. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.04.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit F.E e XH.E dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.E, vjeç 54, 26 e 19, banues në fshatin Sheldi, pasi dyshohet se në territorin e bashkisë Shkodër, Njësia Administrative Guri i Zi, në fshatin Sheldi, në një poliesterol u gjetën të mbjella në kubik, 40 fidanë bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një kallëp tritol, një thes me rreth 811 gr. lëndë narkotike në formë boçe e llojit Marijuan dhe 86 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Nenet 284/2, 283/2 e 278 dhe 300 i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 08.04.2017 u bë ekzekutimi i vendimit gjyqësor për  shtetasin GJ.L vjeç 53 banues në Shkodër, Avokat pranë Dhomës Avokatisë Shkodër, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masë sigurie ”Arrest shtëpie“, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Neni 319 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 43, banues në fshatin Dobraç, pasi në rrugën “Shatrivan-Sheshi Parrucë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip “Piaggio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, pasi dyshohet se në fshatin Letaj, afër kufirit në vendin e quajtur ”Qafa e Zabelit”, shtetasi H.B., vjeç 74, banues në Letaj, Has, ka konstatuar 12 predha metalike kundërtank dhe 7 mina të vogla, të cilat mendohet se kanë ngelur nga koha e luftës në Kosovë. Neni 278/a i Kodit Penal.


KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Fushë- Krujë, më 10.04.2017
Informacion paraprak.
Më datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, tek "Mbikalimi i Fushë-Krujës" persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë, shtetasin B.D. 50 vjeç, banues në Fushë- Krujë.
Shtetasi B.D. ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz, kur kanë tentuar ta vjedhin dhe nuk i ka ndaluar autorëve.
Në ikje e sipër të shtesasit B.D. autorët kanë qëlluar me armë automjetin e tij, në pjesën e përparme.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për trafiqe dhe narkotikët
Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S., vjeç 57, banues në qytetin “Bajram Curri”, pasi në banesën në fshatin Bradoshnicë, Margegaj, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 40 gr. lëndë narkotike e 2 krehër me 19 fishekë. Nenet 283 e 278 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S, vjeç 26, banues në Hamalle, Durrës, pasi në banesë në fshatin Bradoshnicë, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

V. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË


Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.04.2016, u plotësua kërkesë-padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.K., vjeç 57, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti SH.K. vjeç 63, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja F.S. dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.S. e R.S., vjeç 52, 52 e 26, pasi dyshohet se në banesë, shtetasja F.S., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës A.S., vjeç 40, si dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e policisë, me mjetin e bashkëshortit I.S. e djalit R.S., duke kundërshtuar e mos bindur urdhrit punonjësit e policisë në detyrë. Nenet 130/a e 236/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.LL vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.RR, vjeç 48 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.S., vjeç 39, banues në fshatin Poloskë, Devoll, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në rrugën “Gjikë Kuqali”, ka vjedhur banesën e shtetasit E.XH. vjeç 38, ku ka marrë dy telefona celular, dy çelësa automjetesh e një sasi vlerë monetare euro. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.04.2017, në rrugën “Spartak Delia”, jashtë portës së banesës së shtetases Y.R., vjeç 44, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 3 kg. e 791 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”, në banesë, në gjendje depresioni, është vetëplagosur me thikë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E.I. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.C vjeç 28, banues në Dibër, pasi iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, telefon i shtetases B.D. vjeç 29 banuese në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, gjatë natës, në Kodër Kamzë rruga “Kastrioti”, kanë vjedhur lekë në banesën e shtetasit P.T., vjeç 57. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.S banues në Vlorë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në rrugën e ”Barrikadave”, në dyqanin e shtetases E.V., vjeç 22, banuese në Tiranë, i ka vjedhur telefonin celular. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, në rrugën “Muzakët”, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme, në banesën e shtetasit T.T, vjeç 50. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dajtit”, në bagazhin e mjetit tip “Volkswagen”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.V. vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën në rrugën “Zana Floqi”, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, te varrezat në Tufinë, shtetasi SH.K. vjeç 63, banues në Tiranë, nën efektin e alkoolit, ka prerë damarët e dorës dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës Nr. 89, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasja B.H., vjeç 54, banuese në Bathore, deklaron se telefonin e ka gjetur në oborrin e banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.04.2017, gjatë natës, në Bathore rruga “Luzi i Vogël”, kanë vjedhur 60 sahate uji, të disa banesave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.L., vjeç 50, banues në Bathore, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burg. Neni 155/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.G., vjeç 54 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në IEVP Vaqarr, gjatë kontrollit nga punonjësit, iu gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.Z. vjeç 54 pasi dyshohet se djali O.Z , vjeç 25, i dënuar më parë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.H., vjeç 46, banues në Babru, Kamzë, pasi dyshohet se në Mëzes kodër, duke ecur me biçikletë, nga pakujdesia ka aksidentuar të miturin vjeç 6, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 91 i Kodit Penal.

Tiranë
Më datë 10.04.2017, rreth orës 21:30, tek nr i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. M., i cili njofton se në autostradën Tiranë-Durrës, një shtetas me motorr ka qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë kontaktuar me shtetasin E.M., ku ka sqaruar se:
Rreth orës 19:50, ka qenë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip "Porsche", kur është afruar një shtetas me një motorr papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E.M.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentative" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake", parasikuar nga Nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës Nr. 93, që bën fjalë për ndërtim pa leje, më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim V.K., vjeç 30 banues në fshatin Homeshë, Bulqizë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.S. e F.RR, vjeç 27 e 24, banues në Durrës, pasi dyshohet se në Port, kanë tentuar të vjedhin zyrën e peshores të magazinës së grurit. Nenet 134 e 22 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.M, vjeç 54, pasi dyshohet se djali i bashkëshortit shtetasi A.M. vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 46, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 7, shitëses ambulante shtetases E.M. vjeç 42, banuese në Durrës, i ka vjedhur një sasi lekësh e sende të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.K., vjeç 28, banues në Sukth, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 278/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.04.2017, gjatë natës, në fshatin Qerekë, kanë vjedhur banesën e shtetasit  N.M., vjeç 55, ku kanë marrë 1 televizor, 10 orë, bizhuteri e një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.D., vjeç 24 banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, i arrestuar, pasi dyshohet se në IEVP Fushë Krujë, në kohë të ndryshme, nëpërmjet telefonit ka kanosur e shqetësuar shtetasen F.T., vjeç 44, banuese në Fushë Krujë. Nenet 84 e 275 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2017, në Fushë Krujë, shtetasi T.M., vjeç 39, punonjës Policie në Fushë Krujë, duke hipur në mjet, i ka shkrehur pistoleta duke u plagosur në këmbë, i cili ndodhet në Qendrën e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.F., vjeç 11, pasi dyshohet se në Shijak, duke dalë nga shkolla ka plagosur lehtë me grusht shtetasen G.H., vjeç 10, për të cilën ka bërë kallëzim e ëma S.D., vjeç 32. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë
ndalimin e shtetasit në kërkim:
A.Ç, 34 vjeç banues në fshatin Bradashesh
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë
17.02.2017 e ka dënuar me 25 ditë burg për veprën penale “Drejtim mjeti në
mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.V., vjeç 38 , banues në fshatin Shmil, pasi dyshohet se më datë 09.04.2017, në fshatin Benë, ka dëmtuar me sende të forta tubin e ujit, në pronësi të shtetasit SH.P, vjeç 48, banues në Benë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017 shtetasi B.T., vjeç 33, banues në fshatin Shelcan, ka bërë kallëzim se më datë 09.04.2017, në Shelcan, ka konstatuar prerjen e tubave të ujësjellësit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 159/2 i Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë
Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.T. 25 vjeç banues në fshatin Dushk Belsh
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin motorr tip “Dajang” në aksin rrugor Gostimë
Dushk u ndalua dhe u konstatua duke drejtuar mjetin pa targa dhe i pa pajisur me leje
drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen M.K., vjeç 36, banuese në Përrenjas, pasi dyshohet se në spital në Përrenjas, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht shtetasen L.A., vjeç 62, banuese në Përrenjas. Neni 237 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 10.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.A., vjeç 18, banues në Skrapar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar 3  ditë burg, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.04.2017,  në lagjen nr. 17, ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i banesës, shtetasi L.B., vjeç 53. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim. Nenet 99 e 22 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.04.2017, në fshatin Lapardha 1, shtetasi D.C, vjeç 57, ka ndërtuar një shtesë në banesë, pa leje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Fier
Drejton makinën në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F.K., 46 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri” Fier, pasi:
Gjatë natës, në lagjen “Kastriot” është kapur nga shërbimet e rendit duke drejtuar
mjetin tip Benz nën ndikimin e alkolit.Neni 291 i Kodit Penal

Fier
Kanos me thikë babain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në
flagrancë shtetasin:
A.H., 28 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur me thikë babain e tij, shtetasin M.H, 54
vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën kanosi të atin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën
penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 10.04.2017, në fshatin Bitaj, në banesë, është vetëhelmuar me herbicide shtetasja L.K., vjeç 26, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 08.04.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’24 Maj’’, kanë vjedhur banesën e shtetases F.F, vjeç 73, ku kanë marrë disa vegla pune. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit K.I e I.B, vjeç 27 e 21, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2017, në rrugën “Lungo Mare”, në bashkëpunim, kanë plagosur lehtë me sende të forta shtetasin A.M, vjeç 20, banues në Vlorë. Nenet 89 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u plotësua kërkesë- padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.Ç, vjeç 58, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se djali M.Ç vjeç 21, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin M.A, vjeç 36, banues në fshatin Markat, Konispol, pasi dyshohet se në Markat, ka goditur me sende të forta vëllain, A.A, vjeç 43 banues në Markat. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Dh.Ç, vjeç 52 banues në fshatin Glinë, Dropull, pasi dyshohet se më datë 09.04.2017, në fshatin Glinë, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta shtetasin V.GJ., vjeç 56, banues në Glinë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin I.C, vjeç 52, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me grusht shtetasin F.Q. vjeç 77, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.H, vjeç 47, banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi dyshohet se në kryqëzimin e fshatit Sofratikë, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit L.M, vjeç 33, banues në Laç, pasi dyshohet se shtetasja L.Z., vjeç 38, ka bërë kallëzim se prej një viti, e përndjek duke i shkaktuar frikë, pasiguri e ankth si dhe rreth orës 02:00, ka gjuajtur me sende të forta në drejtim të banesës. Nenet 121/a e 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Shkodër
Vetplagoset me armë zjarri, por arrestohet në flagrancë
Arrestohen ne flagrancë edhe 3 persona të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Më datë 09.04.2017 rreth orës 20:00 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e D. V. P Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit Policisë të cilat nga veprimet e kryera rezulton se shtetasi B.A. ka qëlluar me armë zjarri pistolet, duke e plagosur veten, në dorën e majtë, i cili ka qënë në lokal në afersi të teatrit "Migjeni", ku është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe jane gjetur ne cilesinë e provës materiale disa sende që rezultojn të kenë lidhje me ngjarjen.
Si rezultat i kësaj ngjarje janë arrestuar shtetasit:
1-B.A. 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" e parasikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
2-E.C. 31 vjec, banues në Shkodër, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore" te parashikuar nga nenet 301 e 305/b të Kodit Penal.
3-E.B. 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore" te parashikuar nga nenet 301 e 305/b të Kodit Penal.
4-A.B., 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore" e "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" te parashikuar nga nenet 301 e 305/b e 242 të Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.


Më datë 10.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.Ç, vjeç 50, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi i motrës, shtetasi Q.M., vjeç 59, banues në Shkodër ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.04.2017, në fshatin Zues, në lumin Buna, është gjetur i mbytur shtetasi H.L., vjeç 85, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezulton, se nuk ka shenja dhune dhe aktin e ka kryer në gjendje depresioni, duke u hedhur në lum nga ura e vjetër e Bunës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.


Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasve L.G e M.G, vjeç 43 e 43, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Iliria”, kanë plagosur lehtë me sende të forta shtetasin SH.SH, vjeç 25, banues në Shkodër. Nenet 89 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.C, vjeç 44, banues Shkodër, pasi dyshohet se ish bashkëshortja R.D. vjeç 35, banues në Shkodër, me Urdhër mbrojtje nga Gjykata, ka bërë kallëzim se e ka shqetësuar në familje dhe në ambientet e punës. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 10.04.2017, në zonën e Gërçarit, Njësia Administrative Vermosh, ka rënë zjarr në një distancë 800 m nga vija e kufirit shtetëror. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Zjarri vazhdon të përhapet. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit. Informacion paraprak


Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin XH.H. vjeç 46, banues në fshatin Kryemadh, pasi dyshohet se në Kryemadh, u kap duke prerë dru zjarri, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin L.J., vjeç 13, banues në Kukës, pasi dyshohet se më datë 09.04.2017, në lagjen e Re, në një kopësht ka vjedhur mjete mësimore. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, ndaj shtetasit A.S, vjeç 59, banues në fshatin Bradoshnicë, pasi dyshohet se në banesë, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 20 fishekë e 2 pjastra metalike për fishekë, pa leje. Neni 278/2 i Kodit Penal .

Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, ndaj shtetasit SH.P vjeç 40, banues në fshatin Bradoshnicë, pasi dyshohet se në banesë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një krehër me 29 fishekë e fitil zjarr përcjellës, pa leje. Neni 278/2 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 19, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se më datë 09.04.2017, në vendin e quajtur “Plan Bardhë”, në depozitën e antenave të një kompanie celulare me mjetin tip “Renault”, u kap duke  vjedhur 150 litra naftë, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Në vijim të komunikatës Nr. 96, që bën fjalë për plagosjen e lehtë me sende të forta të shtetasit E.H. më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin në kërkim L.H, vjeç 20, banues në Burgajet. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.B., vjeç 52, pasi dyshohet se djali E.B. vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 10.04.2017, në PKK Rinas, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M., vjeç 28, banues në Ballsh, pasi dyshohet se iu gjetën dhe bllokuan 1 kartë identiteti, 1 patentë e 1 teserë shëndetësore italiane, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2017, në PKK Rinas, u arrestua në flagrancë shtetasi J.B., vjeç 34 banues në Fier, pasi dyshohet se iu gjetën dhe bllokuan 1 kartë identiteti, 1 patentë e 1 teserë shëndetësore italiane, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.


Më datë 10.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.S., vjeç 28, banues në fshatin Gos, Kavajë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2017,  është kthyer INAD nga Italia, në PKK Rinas, u kap me pasaportë biometrike, që dyshohet e falsifikuar në fletët e saj. Neni 189 i Kodit Penal.


Më datë 10.04.2017, në PKK Morinë në hyrje, u kap shtetasi në kërkim S.L., vjeç 48, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 1 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 32 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 9 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 10 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.
5 persona në flagrancë për vjedhje dhe dhunë në familje.
2 persona për krime ndaj jetës
Janë kapur 6 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 29 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa, 175 fishekë,12 predha kundërtank, 7 mina, 3 krehëra, 1 thikë, një kallëp tritoli si dhe fitil zjarrpërcjellës. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 42 persona.

 

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...