POGRADEC, Policia zbardh dhe dokumenton me fakte ligjore, vjedhjen e dy banesave. 28.06.2017

POGRADEC, Policia zbardh dhe dokumenton me fakte ligjore, vjedhjen e dy banesave.28pogradec
Kapen dhe arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sendet e vjedhura, këta shtetas i shisnin në qytetin e Tiranës.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
A.O., 30 vjeç,
N. Ç, 25 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit : Zh. S, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi më datë 27.06.2017, në lagjen nr 3 në Pogradec, këta shtetas kanë vjedhur në banesën e shtetasit R.B, 64 vjeç, një unazë floriri, një varëse floriri, dhe 1 orë dore.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, u bë i mundur dokumentimi me fakte ligjore i vjedhjes të një banese tjetër, në pronësi të shtetasit A.T, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2017,ku shtetasit e lartpërmendur kanë vjedhur një sasi lekësh dhe dy varëse floriri.
Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa TR9268P me të cilin këta shtetas qarkullonin për të kryer vjedhjet, një varëse floriri, një unazë floriri, doreza dhe kaçavida të cilat shërbenin për hapjen e dyerve të banesave.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Vjedhja, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...