Finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar "ALIAS".

Policia e Shtetitdomosdova1
 
 
Operacioni nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, DEA, Policia Greke dhe Policia Maqedonase.
 
Goditet një organizatë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike Cannabis Sativa.
 
Gjatë gjithë fazave të operacionit janë arrestuar 22 persona.
 
Sekuestrohen Cannabis Sativa, Heroinë, Kokainë e fara Cannabis Sativa.
 
Sot më datë 11.04.2017, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, nën koordinimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr.121 të vitit 2016, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, si dhe në bashkëpunim me DEA-n, SELEC dhe autoritetet Greke të antidrogës në Athinë dhe autoritetet Maqedonase, ka finalizuar me sukses një hetim ndërkombëtar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili ka nisur në muajin Qershor të vitit 2016.
 
Si rezultat i këtij hetimi si dhe falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me autoritetet Greke dhe Maqedonase me mbështetjen e SELEC-ut në Bukuresht, Rumani dhe DEA-s në Athinë/ Greqi, janë arritur rezultatet e mëposhtme;
 
Persona të arrestuar në kuadër të procedimit penal;
 
1. J.D., 43 vjeç, arrestuar sot në Tiranë
2. G.LL., 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
3. A.T., 37 vjeç, arrestuar sot në Pogradec,
4. I.A., 55 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
5. J.M., 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
6. G.B., 43 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
7. A.P., 45 vjeç, Podgorie, Korçë
8. M.K., 29 vjeç, Podgorie, Korçë
9. A.A., 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier
10. M.S. 64 vjeç
11. L.T., 34 vjeç
12. E.T., 36 vjeç
13. A.T., 21 vjeç
14. D.T., 35 vjeç
15. M.K., 32 vjeç
16. A.S., 36 vjeç
17. M.S., 39 vjeç
18. L.LL, 25 vjeç, në Shqipëri.
19. V.T., 43 vjeç, në Shqipëri.
20. S.F., 27 vjeç në Shqipëri.
21. N.B., 34 vjeç, në Shqipëri.
22. D.P., në Greqi.
 
Gjithashtu po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas.
 
Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;
 
• 244 kg e 818 gr Cannabis Sativa
• 425 fara kanabisi
• 1 kg e 30 gr heroinë
• 247.3 gr kokainë
 
Para dhe sende të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;
 
• 3140 Euro
• 25.000 Lekë
• Tre automjete
• 10 telefona celular.
 
Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, kultivimit të lëndëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit, të gjitha këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
 
Operacionet për arrestimin e personave të lartpërmendur si dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike janë zhvilluar në kohë të ndryshme dhe në qytetet e Fierit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës dhe në Athinë.
 
Nga hetimi ka rezultuar se pjesa më e madhe e Cannabis Sativa të sekuestruar është kultivuar në territorin e fshatit Ninsh, të Njësisë Administrative Fratar Fier.
 
Më pas subjektet në bashkëpunim pasi përpunonin lëndën narkotike në banesa të këtij fshati, e trafikonin atë drejt Maqedonisë dhe Greqisë në itineraret Fier-Elbasan-Pogradec-Maqedoni dhe Fier-Elbasan-Korçë- Athinë / Greqi.
 
Për kalimin e lëndës narkotike përdorej kufiri i gjelbër.
 
Këta shtetas kishin ngritur një grup të mirëorganizuar i cili garantonte transportin e sigurtë të lëndëve narkotike deri në destinacionin final ku ishte edhe tregu i shitjes.
 
Gjashtë shtetasit e pare janë arrestuar në ditën e finalizimit të operacionit më datë 11.04.2017.
 
domosdova1
 
domosdova2
 
domosdova3
 
domosdova4
 
op.shkembimi 29.09.2016

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...