Fjala e z.Çako në seminarin "Prurjet migratore, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër terrorizmit"

Fjala e z.Çako në seminarin "Prurjet migratore, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër terrorizmit" (per video kliko mbi link)27cako1
I nderuar Zoti GRENERON,
Të nderuar ekspertë
Të nderuar kolegë,
Është kënaqësi te jem këtu në këtë hapje të një trajnimi me Departamentin e të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit të Këshillit të Evropës. E konsideroj shumë të rëndësishme këtë veprimtari për Policinë e Shtetit dhe dëshiroj të përgëzoj e të falënderoj përzemërsisht organizatorët që tashmë prej kater vitesh rresht bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit me këtë format, për të rritur standardin në nivelet më të larta për t’i ofruar qytetarëve shërbime ku vlerësohen të drejta dhe siguria e qytetarëve tanë.
Sot do të trajtoni tre tematika që tashmë hyjnë në prioritetet tona në luftën kundër krimit si terrorizmi flukset migratore të paligjshme dhe të drejtat e njeriut.
Lufta kundër terrorizmit dhe dimensioni i tij ndërkombëtar tashmë është bërë kryefjalë e misionit të agjencive te zbatimit të ligjit në vendet tona ndaj dhe energjitë më të mëdha po fokusohen gjithnjë e më shumë në këtë drejtim.
Kuadri i përmirësuar ligjor që po zbatohet ka krijuar infrastrukturën e nevojshme për parandalimin, hetimin dhe penalizmin e autorëve. Si rrjedhojë e masave të marra, numri i shtetasve shqiptarë që shkojnë të luftojnë në Siri apo vende të tjera në dy vitet e fundit ka qenë 0.
Migracioni i paligjshëm dhe veçanërisht vala migratore nga vendet e lindjes së mesme si edhe të Afrikës Veriore drejt Bashkimit Evropian i kanë shndërruar vendet e rajonit tonë potencialisht të rrezikuara nga ky fenomen si vende tranzitore.
Policia e Shtetit se bashku me Policitë e vendeve të tjera fqinje të ndihmuara edhe nga FRONTEX kanë treguar se janë realisht partnerë të sigurt për menaxhimin e këtyre flukseve dhe pengimin e depërtimit të tyre drejt vendeve te BE-së.
Një tregues pozitiv që duhet theksuar është edhe fakti që përgjatë gjithë këtyre viteve, si pasojë e masave të marra dhe kontrollit të pandërprerë të vijës bregdetare nuk ka asnjë rast të kalimit nëpërmjet rrugëve detare në drejtim të Italisë të imigrantëve të parregullt. Këtë sukses dhe përvojë shumë të mirë duam ta ruajmë edhe në të ardhmen.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka bërë një punë e madhe në drejtim të monitorimit të procesit të liberalizimit të vizave që kanë udhëtuar drejt BE-së.
Për sa i takon të drejtave të njeriut, e lashë në fund si tematikë, por nga rëndësia ku qëndron, pasi ato përbëjnë një nga themelet e demokracisë dhe Policia e Shtetit është plotësisht e angazhuar për të respektuar drejtat e njeriut gjatë gjithë veprimtarisë së saj dhe sidomos gjatë ushtrimit kompetencave të saj.
Jemi krenarë që veçanërisht me Këshillin e Evropës kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe trajnimet si ky që po zhvillohet këto dy ditë janë kthyer në një takim të përvitshëm dhe periodik, duke bërë të mundur të përditësojmë dhe të ndajmë së bashku të njëjtat vlera.
Gjej rastin të falënderoj dhe të vlerësoj organizatorët e Këshillit të Europës dhe lektorët e përzgjedhur që do të zhvillojnë këtë trajnim
Duke mos dashur t’ju marr shumë kohë, ju uroj punë të mbarë duke shprehur bindjen se punonjësit e policisë të përfshirë në këtë trajnim do të përfitojnë shumë, dhe në këtë mënyrë do të përfitojnë të gjithë ata me të cilët ju do të punoni duke ndarë me ta njohuritë e mara në këtë trajnim.
Punë të mbarë dhe faleminderit!

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...