Drejtori Çako mesazh për drejtuesit e Policisë për menaxhimin e zgjedhjeve.

Drejtori Çako mesazh për drejtuesit e Policisë për menaxhimin e zgjedhjeve. cako001
Te nderuar drejtues dhe kolegë!
Ndonëse jemi në fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor, Ju përcjell falënderimet dhe vlerësimin maksimal për angazhimin Tuaj profesional, korrekt dhe ligjor të detyrës në këtë mision sa të rëndësishëm por edhe të ngarkuar.
Mirënjohja ime shkon për të gjithë drejtuesit e Policisë, qendrorë dhe vendorë, të cilët ndonëse në një presion të paprecedent politik dhe psikologjik, me profesionalizëm menaxhuan me sukses situatat dhe realizuan detyrën.
Respekt dhe krenar për çdo punonjës Policie, të cilët morën pjesë dhe kryen me sukses detyrën duke bërë të mundur ruajtjen e integritetit policor dhe maksimalizimin e sigurisë së qytetarëve në të gjithë vendin për shprehjen e vullnetit kushtetues të votës së lirë.
Suksesi i kësaj detyre, mbetet moral i lartë për misione dhe sfida të tjera që kemi përpara.
Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Drejtues MADHOR
Haki ÇAKO

cako003

cako002

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...