KORÇË, Arrestohet në flagrancë një shtetas, si edhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër, për veprën penale:“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”

KORÇË, Arrestohet në flagrancë një shtetas, si edhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër, për veprën penale:“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” korce
Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
· P. M., 55 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë specialist pranë Drejtorisë së Peshkimit Korçë, koordinator i një subjekti politik )
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.06.2017 ky shtetas, është kapur duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 20000 lekë për një subjekt të caktuar politik.
Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
· R.D, 61 vjeç, banues në Korçë (me detyrë koordinator i një subjekti politik)
Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 25.06.2017, këtij shtetasi në lagjen nr 6 në Korçë, në automjetin e tij, i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 17000 lekësh të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe komisionerëve të këtij subjekti.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë lidhur me veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...