Korçë, Arrestohet anëtari i Komisionit të Qendrës së Votimit nr 3736 në fshatin Barç për veprën penale : “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”

Korçë, Arrestohet anëtari i Komisionit të Qendrës së Votimit nr 3736 në fshatin Barç për veprën penale : “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” drejtoria e policise korce
Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
A. R., 24 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë anëtar Komisioni në qendrën e votimit nr 3736, në fshatin Barç-Korçë ka votuar dy herë, duke u evidentuar në regjistrin e veçantë të zgjedhësve.
Por gjithashtu ka votuar edhe duke u regjistruar në regjistrin e zgjedhësve, në qendrën e votimit me nr 3736/1 të fshatit Barç.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, neni 327/a i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...