POGRADEC, Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”

POGRADEC, Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”(per video kliko mbi link)13korce

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili kontrabandonte nga shteti maqedonas naftë, të cilën e depozitonte dhe tregëtonte në mënyrë të jashtëligjshme në Pogradec.

Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në kuadër të procedimit penal nr 402 të vitit 2016, finalizuan me sukses operacionin policor e koduar “Porosia” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

I.K, 54 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në vijim të ngjarjes datë 06.04.2017, në të cilën u arrestuan në flagrancë 8 shtetas të cilët kontrabandonin naftë nga shteti maqedonas dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme.

Nga ana e strukturave të lartpërmendura ky procedim është ndjekur duke përdorur metoda speciale të hetimit, filmimit dhe vëzhgimit, të cilat janë autorizuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke shitur një sasi prej 520 litra naftë, sasi e dyshuar si kontrabandë e cila së bashku me një sasi lekësh dhe një aparat celular iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 172, 178, 179 të Kodit Penal.

13korce1

13korce2

13korce3

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...