Qarku Dibër, Vijojnë operacionet për goditjen e rasteve të "Prodhimit e shitjes së narkotikëve"

Qarku Dibër, Vijojnë operacionet për goditjen e rasteve të "Prodhimit e shitjes së narkotikëve" (per video kliko mbi link)13bulqize

Operacion antidrogë i koduar "Mëngjesi"

Operacioni nga Sektori Kundër Narkotikëve në D.V.P Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Goditet një tjetër rast mëngjesin e sotëm në fshatin Viçisht, Bulqizë.

Sekuestrohen në një banesë 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër në një banesë në fshatin Viçisht, mund të kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Dibër në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë zhvilluar dhe fianlizuar me sukses operacionin e koduar "Mëngjesi".

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E.T, u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike me peshë 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Nga Specialistët për Narkotikët është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.

Lënda narkotike dhe çanta e shpinës u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.

Materialet do i referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme, si dhe nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

13bulqize1

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...