Konferencë për shtyp Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato

Policia e Shtetit (për video kliko mbi link).qato 1

Policia e Shtetit në zbatim të Planit Kombëtar kundër kanabisit ka planifikuar dhe po zbaton masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, duke goditur këtë veprimtari kriminale që në fazën e parë, që lidhet me trafikimin e farërave, kultivimin e fidanëve në mjedise të mbyllura, apo në sera, por edhe duke ndëshkuar personat përgjegjës në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Në vijim të kontrollit të territorit, në datë 12  prill 2017, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë,  në fshatin Guhak të rrethit Skrapar gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qenë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën: pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike, rreth 2 kg mbetje bimë narkotike Cannabis Sativa,vazo plastike me kërcell të prerë e me filizë, lekë, paund e dollar.

Dyshohet se dy shtetasit e arrestuar  në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Njëkohësisht me veprimet proceduriale në lidhje me rastin e konstatuar të kultivimit të bimëve narkotike, SOT me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor për punonjësit e Policisë në strukturat vendore të Drejtorisë Policisë Berat, si dhe Komisariatit të Policisë Skrapar.

Nga analiza e bërë në Drejtorinë e Policisë Shtetit mbi këtë çështje, u konstatuan një sërë shkeljesh të karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonjës të strukturave të Policisë në Komisariatin e Policisë Skrapar për të cilët në bazë e për zbatim të Ligjit për Policinë e Shtetit si dhe Rregulloren e Policisë, me Urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit u morën masat si më poshtë:

1. Nënkomisar  Sokol Çeçaj, me detyrë Specialist për Krimet, në Seksionin për Krimet, në Komisariatin e Policisë Skrapar, për shkelje të rëndë u përjashtua nga Policia.

2. Inspektor  Xhelil Seferasi, me detyrë Ndihmës specialist, SPZ në Seksionin për Rendin në Komisariatin e Policisë Skrapar, për shkelje të rëndë u përjashtua nga Policia.

3. Inspektor  Leonard Lajthia, me detyrë Ndihmës/specialist, SPZ në Seksionin për Rendin  në Komisariatin e Policisë Skrapar, për shkelje të rëndë u përjashtua nga Policia.

Filloi hetimi  disipilinor për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

Nën komisar Krenar Capollari me detyrë Shef Seksioni / specialist ne Seksionin për rendin në Komisariatin e Policisë Skrapar.

Komisar Ibrahim Maksuti , me detyrë  Shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar.

Kryekomisar Ferdinand Dusho me detyrë  Shef Komisariati i  Policisë Skrapar .

Nënkomisar Artan Musaj me detyrë Shef seksioni / specialist në Seksiosin për Hetimin e Narkotikëve DVP Berat.

Komisar Enea Kaci me detyrë Shef Sektori/specialist, në sektorin për krimet në D.V.P Berat.

Komisar Erdit Hazizaj me detyrë Shef Sektori / specialist në sektorin për Hetimin e trafiqeve dhe Narkotikëve DVP Berat.

Drejtues Ferdinand Zera me detyrë   Zëvendësdrejtor në  DVP Berat.

Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, me detyrë  Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Policia e Shtetit, si një nga institucionet kryesore për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, ka hartuar dhe po zbaton plane konkrete.

Krahas sensibilizimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nëpërmjet zhvillimit të takimeve me drejtues të organeve të qeverisjes vendore, institucioneve të tjera shtetërore dhe grupe qytetarësh, paralelisht ka filluar kontrollin e territorit nga muaji Janar dhe në vijim, duke u përqëndruar kryesisht në verifikimin e objekteve, të cilat mund të shfrytëzohen nga grupet kriminale për kultivimin e fidanëve si: depo, magazina, tunele, ish depo të rezervave të shtetit, sera etj., si dhe në kontrollin e zonave të identifikuara me risk të lartë gjatë vitit 2016.

Deri tani, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë ushtruar 14.858 kontrolle në sera, tunele, ish depo të rezervave të shtetit, magazina, etj.

Për këtë vit, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e kanabisit, i kemi kërkuar Ministrisë së Brendshme të Italisë dhe kemi marre dakordësinë e saj që procesi i monitorimit ajror me avionë specialë, të fillojë më herët se vitet e tjera.

Gjithashtu, po koordinojmë masat në drejtim të shkëmbimit të informacionit me institucionet e tjera ligjzbatuese, në veçanti me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këtë kuadër, Shërbimi ka vënë në dispozion të publikut linjën e gjelbër 0800.90.90 për çdo informacion mbi rastet e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, nga punonjës Policie dhe jo vetëm.

Çdo e dhënë apo informacion do të vlerësohet nga SHÇBA, duke ruajtur e garantuar anonimatin dhe për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm, është vënë në dispozion një fond shpërblimi, i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacionit do të shkojë deri në 300 mijë lekë.

Gjatë periudhës Janar – Prill 2017, janë evidentuar 16 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike, identifikuar 21 persona si të përfshirë dhe 3.567 bimë të sekuestruara.
 
Si rezultat i masave të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë e mundur që gjatë kësaj periudhe të goditen 493 raste prodhim, shitje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Janë arrestuar 379 autorë, si dhe janë referuar materialet në Prokurori për 243 autorë të tjerë.

Janë sekuestruar gjithsej rreth 28 ton kanabis, 1 kg kokainë, 12 kg heroinë.
 
Në punën tonë për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, ne jemi të vendosur për të ndëshkuar edhe çdo punonjës Policie, që me veprim apo mosveprim, nuk përmbush detyrën funksionale.

Gjatë kësaj periudhe, janë hetuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 58 punonjës Policie, nga të cilët, 13 punonjës Policie janë përjashtuar nga Policia, 1 vërejtje me paralajmërim dhe 1 vërejtje, ndërsa të tjerët janë në proces hetimi penal dhe administrativ.

Policia e Shtetit po punon me përkushtim dhe profesionalizëm për të përmbushur vizionin e Planit Kombëtar kundër kanabisit, duke gjetur bashkëpunimin e Prokurorisë, Shërbimit Informativ Shtetëror, Ministrisë së Mbrojtjes, intitucionit të prefektit, autoriteteve vendore, si edhe të medias e cila i ndihmon transparencës së procesit.

Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe partnerët e këdo të na bashkohen për të kontribuuar në arritjen e këtij vizioni për një Shqipëri të çliruar nga kanabisi.

qato 1

qato 2

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...