Shkodër, Informacion paraprak.

Shkodër,Informacion paraprak 5shkoderm

Më datë 25.06.2017, rreth orës 18:00, në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në lagjen Bahçallëk, në bregun e lumit Buna, një shtetas është plagosur me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë si dhe grupi hetimor ku nga veprimet e para të kryera rezultoi se:

Gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R. Th, 22 vjeç, banues lagjen "Fahri Ramadani", Shkodër.

Shtetasi R. Th, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku per jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu sqarojmë se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi T.P, ku po punohet për përcaktimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...