Policia e Kukësit, njoftohet se disa persona të pa identifikuar janë konfliktuar me fjalë me Administratorin e Njësisë Administrative Shishtavec.

Kukës. Policia e Kukësit është njoftuar nga shtetasi D.T., se në fshatin Novosej, në lokalin e tij, kanë hyrë disa persona të pa identifikuar, ku janë konfliktuar me fjalë me Administratorin e Njësisë Administrative Drejtoria Kukes 1M Shishtavec, shtetasin A.N..

Në koflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit shtetasi D.T, i cili u ka kërkuar personave që po debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga këta persona, ku njëri prej tyre ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në tavan të lokalit.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor në vendgjarje ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6