Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 14 prill 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Ali Demi”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 5.8 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Siri Kodra”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç 52, banues në Tiranë, administratore e një firme ndërtimi, pasi dyshohet se ka mashtruar për dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”, shtetasen S.T, vjeç 36, banuese në Tiranë. Nenet 143/2 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.K, vjeç 45, banues në Tiranë, administratore e një firme, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga organet tatimore i janë gjetur tre punëtor të pasiguruar në organet tatimore. Nenet 170/2 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për dy muaj, nuk i ka paguar rrogat dhe sigurimet shoqërore shtetases N.P, vjeç 24, banuese në Tiranë. Nenet 170/a e 143 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.G, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet dhe ka përvesuar 450 m² tokë, në pronësi të shtetasit Th.B, vjeç 47, banuese në Tiranë. Nenet 143/2 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, shtetasi Sh.Z, vjeç 64, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se një subjekt, e ka njoftuar se është debitor, ndaj një kompanie celulare i cili nuk ka aplikuar në këtë kompani. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 186  i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 13.04.2017, rreth orës 13:50, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur mjetet tip “Scania”, “Benz” e “Fiat” me drejtues Xh.P, A.D e F.D, vjeç 39, 55 e 26, ku si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjeret S.D, V.D e drejtuesi shtetasi A.D. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. 

Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Endri Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit F.S dhe H.S, vjeç 53 e 50, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi Xh.Ç, vjeç 42, banues në Elbasan, se kanë falsifikuar dokumente pronësie për 4.000 m2 tokë dhe i kanë shitur 300 m2 truall. Nenet 186 e 143/2 të  Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.F, vjeç 48, banues në Elbasan, pasi ka bërë kallëzim shtetasja M.Sh, vjeç 44, banuese në Elbasan, se dyshohet se i ka përvetësuar një sasi lekësh, e cila ka paguar për shlyerjen e detyrimeve  për një kredi. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Gj.Sh, vjeç 56, banues në Berat, pasi dyshohet se, në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Hondai” është përplasur me motorin “Guzz” me targë policie, me drejtues shtetasin I.B, vjeç 61, i cili është dëmtuar lehtë e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F.B, 24 vjeç, banues në Lushnje.
-M.A, 24 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnje.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Allprenaj, Lushnje, gjatë kontrollit personal j'u gjetën e sekuestruan secilit nga 3 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-H.Ç, 24 vjeç, banues në Lushnje.
-H.Ç, 21 vjeç, banues në Lushnje.
-T.M, 26 vjeç, banues në Lushnje.
-E.S, 20 vjeç, banues në Lushnje.
Gjatë kontrollit personal këtyre shtetasve i'u gjetën 5 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në ngarkim të shtetasve të proceduar në gjendje të lirë dhe "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Nxitje për përdorim droge" në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin në kërkim për vrasje, V.K, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit fizik iu gjet një kartë identiteti dhe një pasaportë biometrike me gjeneralitetet e shtetasit A.M, vjeç 46, banues në Tiranë, të cilat dyshohen të falsifikuara. Nenet 189 e 191 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.04.2017, rreth orës 09:00, në fshatin Spiten te “Kroi i Keq”, u gjetën 57 kg e 67 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.04.2017, rreth orës 14:00, në lagjen “Lum”, fshati Mnelë e Madhe, Njësia administrative Vig-Mnelë, në pyll, u gjetën 858.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.B, vjeç 50, banues në fshatin Shtuf, pasi, në lagjen “Guerile”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, fugonin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për narkotikët
Vijojnë operacionet për goditjen e rasteve të "Prodhimit e shitjes së narkotikëve".
Operacion antidrogë i koduar "Mëngjesi".
Operacioni nga Sektori Kundër Narkotikëve në D.V.P Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.
Goditet një tjetër rast mëngjesin e sotëm në fshatin Viçisht, Bulqizë.
Sekuestrohen në një banesë 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër në një banesë në fshatin Viçisht, mund të kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.
Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Dibër në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë zhvilluar dhe fianlizuar me sukses operacionin e koduar "Mëngjesi".
Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E.T, u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike me peshë 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga Specialistët për Narkotikët është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.
Lënda narkotike dhe çanta e shpinës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet do i referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme, si dhe nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.


Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen O.T, vjeç 16, banuese në fshatin Mustafë, pasi dyshohet se më datë 12.04.2017, duke ngrohur një depozitë me ujë, nga pakujdesia ka rënë zjarr dhe është djegur banesa. Nenet 151 e 16 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Policia ka sekuestruar 22.5 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Në pranga, pronari i një hoteli.
Arrestohet në flagrancë shtetasi E.B, 32 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se posedonte lëndë narkotike në hotelin e tij, menjëherë u organizua puna me qëllim kontrollin e objektit dhe kapjen e autorit.
Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia arrestoi në flagrancë pronarin e hotelit shtetasin E.B, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".Neni 283 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Q, vjeç 23, banues në Kukës, pasi, te Liqeni i Tiranës, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases S.H, vjeç 32, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes. Nenet 130/a e 320 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, më datë 13.04.2017, u kap shtetasi në kërkim O.Xh, vjeç 46, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Nenet 90 e 247 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, gjatë natës, në rrugën ‘’Eduart Mano‘’, në Farkë, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur mjetin tip “Volkswagen”, pronë e shtetases A.F, vjeç 36, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin, kapjen e autorëve dhe gjetjen e mjetit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 13.04.2017, u ndalua shtetasi A.Gj, vjeç 52, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 13.04.2017, gjatë natës, në rrugën “Frederik Shiroka”,  është vjedhur me thyerje lokali, në pronësi të shtetasit V.G, vjeç 50, banues në Tiranë, ku janë marrë një sasi lekësh dhe disa bileta të datës 12.04.2017. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Islam Alla”, me vetëgjyqësi, ka pushtuar një sipërfaqe tokë dhe nuk e lejon të kaloj shtetasin E.H, vjeç 53, banues në Tiranë. Nenet 200 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.J, vjeç 63, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka dëmtuar tabelën e hotelit, të shtetases E.Ç, vjeç 51, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.N, vjeç 21, banues në Valias i Ri, pasi dyshohet se, në rrugën “Vangjel Noti”, ju gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, shtetasi S.R, vjeç 35, banues në Tiranë, shofer i autobusit, të një linje urbane, kallëzon se, në rrugën e “Kavajës”, te stacioni afër bllokut të ambasadave, i kanë dëmtuar me mjete të forta xhamin e autobusit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 150 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.S, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka kanosur bashkëshorten e djalin, shtetasit Sh.S e H.S, vjeç 53 e 29, ku shtetases Sh.S, iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.A dhe F.Sh, vjeç 33 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në datë 12.04.2017, në rrugën e “Kavajës”, kanë kanosur me fjalë shtetasin S.L, vjeç 59, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.Sh, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, ka kanosur shtetasen P.Ç, vjeç 61, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim A.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshit shtetasit T.M, vjeç 74, banues në Tiranë. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.Rr, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Selb, ka pushtuar tokën e shtetasit A.L, vjeç 70. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 12.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.V, vjeç 32, banues në Valias, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.C, vjeç 48, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në Kamzë, i ka vjedhur portofolin me një sasi lekësh dhe një bateri për aparatin e dëgjimit, shtetasit S.K, vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.L, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Kasallë, u konstatua duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin R.F, vjeç 32, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushëririt shtetasit F.F, vjeç 32. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.C, vjeç 48, banues  në fshatin Grecë, pasi dyshohet se, në Grecë, ka kanosur me jetë shtetasin M.K, vjeç 54. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y.P, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, në pikën e përpunimit të mermerit dhe dyqanin, të shtetasve L.N e M.G, vjeç 42 e 62, banues në Tiranë, ka vjedhur disa vegla pune e një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.S, vjeç 23, banues në Fushë Mëzes, pasi dyshohet se me mashtrim, i ka marrë një sasi eurosh shtetases L.I, vjeç 43. Punohet për kapjen e shtetasit T.S. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.04.2017, gjatë natës, në rrugën “Ëngjull Mashi”, është vjedhur mjeti tip “Ford”, i shtetasit I.V, vjeç 43, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 13.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.Ç, vjeç 24, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e  shtetasit K.M, vjeç 19, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 09.04.2017, në lagjen nr. 4, në punishten e shtetasit I.M, vjeç 58, banues në Durrës, i ka vjedhur profile duralumini. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.Ç, vjeç 55, banuese në Durrës, pasi dyshohet se i kunati, shtetasi Rr.Ç, vjeç 72, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases V.T, vjeç 18, banuese në Durrës, më datë 13.04.2013, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve e cila ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen a autorëve, pasi:
Më datë 13.04.2017, gjatë natës, në fshatin Xhafzotaj është vjedhur një kompani bojërash.
Autorët kanë marrë një shumë vlerash monetare, sasia e të cilave po verifikohet nga grupi hetimor dhe një mjet tip Citroen.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme duke mbledhur provat materiale në vendngjarje me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
Më datë 14.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.P, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në lagjen 1, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë goditur me grushte shtetasin R.B, vjeç 33. Neni 90 i  Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, rreth orës 19:30, në fshatin Arapaj, në banesë, shtetasi M.F, vjeç 46, duke rregulluar sobën me gaz, aksidentalisht është djegur lehtë nga duart dhe në fytyrë e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 13.04.2017, rreth orës 23:35, në lagjen nr. 17, te tregu industrial, ka rënë zjarr në dyqanin e shtetases L.S, vjeç 41, ku ka dëme materiale. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 39, banues në fshatin Vidhas, pasi, në unazën e qytetit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Xh.P, vjeç 21, banues në Elbasan, pasi ka bërë kallëzim e ëma, shtetasja S.H, vjeç 40, se më datë 12.04.2017, në banesë, e ka ofenduar, duke shkelur urdhër mbrojtjen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 13.04.2017, gjatë natës, në fshatin Kurtaj, është vjedhur me thyerje lokali, në pronësi të shtetasit R.H, vjeç 23, ku kanë marrë 2 televizor dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 13.04.2017, në fshatin Qukës Shkumbin, në banesë, është vetëhelmuar me solucion acid, shtetasja F.K, vjeç 78, e cila ndodhet në spital në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimi nga banesa të shtetases B.M, vjeç 18, banuese në fshatin Dardhë, më datë 13.04.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin P.S, vjeç 85, banues në Korçë, pasi dyshohet se, është kapur duke  ndërtuar një mur ndarës në oborrin e banesës, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V, vjeç 33, banues në Berat, pasi më datat 09 e 11.04.2017, në banesën e shtetases R.P, vjeç 44, banuese në Berat, ka vjedhur 1 pajisje elktro-shtëpiake dhe në bodrumin e pallatit ka vjedhur 2 bokse, pronë e shtetases R.B, vjeç 61. Neni 134  i  Kodit Penal.

Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin V.S, vjeç 71, banues në Dushnik, pasi dyshohet se, në fshatin Dushnik, duke djegur degat e krasitura të ullirit, ka djegur disa rrënjë ullinj, pronë e shtetasit M.S, vjeç 67. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-A.T, 47 vjeç
-S.K, 58 vjeç
-A.B, 24 vjeç
-Sh.K, 51 vjeç
-F.K, 45 vjeçe
-T.K, 16 vjeç
-E.H, 21 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier.
Këta shtetas më datën 13.04.2017 kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar për rreth 3 minuta qarkullimin e mjeteve në autostradën Fier-Lushnje, e cila u hap me ndërhyrjen e shërbimeve të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" parashikuar nga Nenet 262, 293 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Th.Ç, vjeç 23,  banues në Ballsh, pasi, te një shkollë në Ballsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Kawasaki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin P.K, vjeç 47, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në Sarandë, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të patrullës përgjithshme, për të kontrolluar dokumentacionin e mjetit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.D, vjeç 46, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në Virua, një sipërfaqe toke kullotë, të marrë me qera, e ka tjetërsuar pa leje, duke mbjellë pemë frutore. Nen 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin Gj.N, vjeç 45, banues në Adriatik, pasi, ka njoftuar se i ka humbur djali vjeç 10, dhe dyshon se është mbytur në ujë tek lumi i Drojes. Më pas djali është gjetur tek banesa e shtetasit N.Z dhe shtetasi Gj.N, ka patur dijeni duke bërë njoftim të rremë. Neni 272 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 13.04.2017, gjatë natës, në fshatin Nderfushas, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit F.Gj, vjeç 62, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 13.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.S, vjeç 25, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi Z.S, vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin H.I, vjeç 76, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi dyshohet se, në Boriç i Madh, për motive pronësie, ka rrahur shtetasin Sh.I, vjeç 74. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 13.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin D.A, vjeç 48, banues në fshatin Muzhakë, pasi dyshohet se, pranë HEC-it në lumin Gërman, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin B.L, vjeç 54. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 12.04.2017 që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 13.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.K, vjeç 56, banues në fshatin Fshat. Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 13.04.2017, u kap shtetasi në kërkim E.Ç, vjeç 24, banues në Kryevidh, Kavajë, pasi Gjykata e shkallës së parë Kavajë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.    

Më datë 13.04.2017, u kap shtetasi në kërkim K.M, vjeç 19, banues në Durrës, pasi më datë 04.04.2017, ka vjedhur banesën e shtetasit I.M.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 13.04.2017, në P.K.K Qafë Thanë u kap shtetasja në kërkim për largim nga banesa, K.I, vjeç 21, banuese në Tiranë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Policia Kufitare Vlorë parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për trafik me rrugë detare të lëndëve narkotike.
Sekuestohet një sasi prej rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni Vlorë.
Në vijim të operacionit u kap dhe u sekuestrua gjithashtu edhe një mjet lundrues "Skaf", i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës.
Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr.33 Kallënga, në Akërrni-Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.
Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit.
Në vazhdim të operacionit ku në zonën e Hidrovorit u kap një sasi lënde narkotike për tu trafikuar drejt Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në vazhdim të operacionit, rreth orës 16:00 bënë të mundur kapjen e një skafi ngjyrë bardhë e blu, me një motorr "Mercury 200hp", i fshehur në anë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, Novoselë, Vlorë.
Mjeti po bëhej gati për të trafikuar lëndën narkotike.
Për transportimin e sasisë dhe mjetit lundrues u bashkëpunua me GdF
Ndërko Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Vlorë po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore.
Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve.


Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 13.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.U, vjeç 21, banues në fshatin Morinë, pasi, në Morinë te një karburant, në mjetin tip “Benz” ju gjetën 35 thasë me pleh kimik (25 kg thesi), kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 19 personave, është sekuestruar lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 7 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik-financiar.
2 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.
Janë kapur 6 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 471 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 42 persona.

Gjatë 24- Orëve u finalizuan me sukses Operacioni konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni Operacion antidrogë i koduar "Mëngjesi".
Janë sekuestruar në një banesë 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Nga Sektori Kundër Narkotikëve në D.V.P Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...