Zbulohet një laborator droge në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve

Zbulohet një laborator droge në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve (per video klikoni mbi link) 001

Tiranë

Zbulohet një laborator i cili dyshohej se kultivonte lëndë narkotike

Arrestohen 10 shtetas, nga këta 1 punonjës i OSHEE, 1 faturist ujesjellës kanalizimeve dhe 2 roje private të shoqerisë SHPSF "Oktapus ".

Sot më datë 14.04.2017, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- H. P., 62 vjeç, banues në Tiranë

- Gj. D., 63 vjeç, banues në Tiranë

- K. D., 26 vjeç, banues në Tiranë

- G. B., 59 vjeç, banues në Tiranë

- R. M., 50 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës i OSHEE-së.

Po në vijim të veprimeve proceduriale janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe konkretisht:

-Sh. M., 58 vjeç banues në Tiranë

-I. Q., 63 vjeç banues në Tiranë

-R. L., 58 vjeç banues në Tiranë, me detyrë roje private të shoqerisë SHPSF "Oktapus"

-A.K., 58 vjeç, banues në Tiranë me detyrë roje private të shoqërisë SHPSF "Oktapus"

-I. S., 46 vjeç, me detyrë, faturist ujesjellës kanalizimeve, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në Planin e Veprimit për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve, kultivoheshin bimë narkotike.

Menjëherë, shërbimet policore kanë organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.

Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni, u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Kultivim të bimëve narkotike" parashikuar nga Nenet 283/25 dhe 284/25 të Kodit Penal.

Për shtetasin R. M., dyshohet se ka konsumuar veprën penale të "Shpërdorimit të Detyrës" dhe "Mos kallëzimit të Krimit", parashikuar nga Nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Theksojmë se këtë aktivitet të kundraligjshëm këta shtetas e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastikës.
Në kuadër të këtij operacioni policor janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale provat e mëposhtme :

• 46.45 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa e paketuar në qese plastike.

• 1375 kubikë me lëndë narkotike të dyshuar e llojit cannabis sativa.

• 205 rrenjë bimë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa (kërcëj).

• 78 llamba fosforeshnte të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

• 7 celularë të markave të ndryshme.

• Pajisje të ndryshme që shërbenin për funksionimin e këtij laboratori (pompë uji, depozitë uji pajsje eletrike, pleh kimik etj) .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikve", "Kultivim të lëndëve narkotike‘’, "Vjedhje e energjisë eletrike ose impulseve eletronike", "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallzim krimi të kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283 e 25 dhe 284 e 25 , 137, 248 dhe 300 të Kodit Penal.

 

002

003

004

005

 

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...