Librazhd, Kryetarja e KZAZ-së nr 52 Librazhd përfaqësuese e një subjekti politik ,ka bërë kallëzim se në ambjentet e KZAZ-së Librazhd është konfliktuar me anëtarin e KZAZ-së
Librazhd, Më datë 25.06.2017 në komisaratin e Policisë Librazhd është paraqitur shtetesja V.B, 35 vjeçe banuese në Librazhd, Kryetare e KZAZ-së nr 52 Librazhd përfaqësuese e një subjekti politik e cila ka bërë kallëzim se në ambjentet e KZAZ-së Librazhd është konfliktuar me anëtarin e KZAZ-së shtetasin I.B., 32 vjeç banues në Librazhd, përfaqësues i një subjekti politik.
Policia po vazhdon veprimet proçeduriale për dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim