Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 16 prill 2017

DORËZIMI I ARMËVE 1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për krimet ndaj jetës

Tiranë

Më datë 15.04.2017, rreth orës 15:00, në rrugën e “Durrësit”, tek zyra e një shoqërie qe jep automjete me qira, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti , fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë. Debati ka agravuar më tej dhe nje prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, shtetasin, L.Sh., 26 vjeç.

Ky punonjes gjatë përleshjes fizike, ka arritur ti kape armën e zjarrit pistoletë njërit prej autoreve dhe pas kësaj dy personat janë larguar me vrap.

Policia ka arritur të identifikojë dy autorët e kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre:

D. I., 24 vjeç, banues në Tiranë

S. T., 26 vjeç, banues në Tiranë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me silenciator, tip “Zastava”, me 5 (pesë) copë fishek kalibër 7.65 mm.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë" parashikuar nga Nenet 76-22-25 e 278/2 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 15.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “George Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Më datë 15.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ., vjeç 29 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Selim Brahja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Kia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.GJ., vjeç 27, banues në Elbasan, pasi në rrugën “George Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen. Neni 291 i Kodit Penal.

 

Më datë 15.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjeluli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volskwagen”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.A., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal

 

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.TH. vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Selim Brahja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi E.G., vjeç 43, banues në Kuçovë, me leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues M.L., vjeç 29, banues në Tiranë, me leje drejtimi, ku për pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja e mjetit, M.S., vjeç 30, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.S., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 16.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L., vjeç 48, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”.Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

KAPSHTICË.

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 99 tuba plastikë të mbushur me lëndë narkotike të presuar, të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 71 kg.

Në pranga drejtuesi i kamionit

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës arrestuan në flagrancë të shtetasit:

Q.M, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 15.04.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion të markës "SCANIA" me rimorkio.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë

Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë narkotike.

Konkretisht në brendësi të tubave metalikë të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë peshimin e lëndës narkotike së bashku me tubat plastikë ku në total pesha e tyre rezultoi 71 Kg.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policise Gjirokaster

Seksioni per narkotiket

Gjirokastër.

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Afganistani për veprat penale "Falsifikim i dokumentave" dhe " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

N.M, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në P.K.K.Kakavije, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobuzit të linjës Athinë - Tiranë, ky shtetas ka paraqitur një pasaport Lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi i'u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit K.Z dhe G.M, vjeç 41 e 26, banues në Lezhë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në aksin rrugor Lezhë-Shengjin, mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga K.Z është përplasur me motorin tip “Yamaha”, që drejtohej nga G.M., si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Malësi e Madhe- Shkodër

Më datë 15.04.2017, rreth orës 17:30, njoftohemi se në fshatin Broj Njësia Administrative Këlmend, shtetasi N.V dyshohet se ka marrë peng nën kërcënimin e armës shtetasin F. V. 26 vjeç banues në fshatin Broj.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një negocimi, u bë i mundur arrestimi i shtetasit:

N.V, 40 vjeç, banues në fshatin Broj, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe.

Si dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit, Automatik me një krehër me fishekë.

Paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 15.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.K., vjeç 34, banues në fshatin Pistull, Vau Dejës, pasi në fshatin Shelqet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D, vjeç 44, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi në lagjen “Ahmet Haxhija”, duke drejtuar mjetin tip “Lança”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës A.M, vjeç 79, banues në Shkodër, e është larguar nga vendi i ngjarjes, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni për narkotikët

Më datë 15.04.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit S.P dhe E.SH, vjeç 27 e 25 banues në Tiranë e Pukë, pasi në fshatin Bardhoc, Kukës, në mjetin tip “Volkswagen”, iu gjeten e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe për shkak të detyrës, nuk janë bindur punonjësve të policisë. Nenet 283, 242 e 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 15.04.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.B., vjeç 42, banues në fshatin Peraj, Has me leje drejtimi, pasi dyshohet se në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motorin tip “Dayng, me drejtues shtetasin A.R, vjeç 17, pa leje drejtimi dhe ndodhet në nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Tiranë

Zbulohet një laborator i cili dyshohej se kultivonte lëndë narkotike

Arrestohen 10 shtetas, nga këta 1 punonjës i OSHEE, 1 faturist ujesjellës kanalizimeve dhe 2 roje private të nje shoqerie SHPSF.

Sot më datë 14.04.2017, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

H. P., 62 vjeç, banues në Tiranë

Gj. D., 63 vjeç, banues në Tiranë

K. D., 26 vjeç, banues në Tiranë

G. B., 59 vjeç, banues në Tiranë

R. M., 50 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës i OSHEE-së.

Po në vijim të veprimeve proceduriale janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe konkretisht:

Sh. M., 58 vjeç banues në Tiranë

I. Q., 63 vjeç banues në Tiranë

R. L., 58 vjeç   banues në Tiranë, me detyrë roje private të nje shoqerie SHPSF

A.K., 58 vjeç, banues në Tiranë me detyrë roje private të nje shoqerie SHPSF

I. S., 46 vjeç, me detyrë, faturist ujesjellës kanalizimeve, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në Planin e Veprimit për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve, kultivoheshin bimë narkotike.

Menjëherë, shërbimet policore kanë organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.

Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni, u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Kultivim të bimëve narkotike" parashikuar nga Nenet 283/25 dhe 284/25 të Kodit Penal.

Për shtetasin R. M., dyshohet se ka konsumuar veprën penale të "Shpërdorimit të Detyrës" dhe "Moskallëzimit të Krimit", parashikuar nga Nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Theksojmë se këtë aktivitet të kundraligjshëm këta shtetas e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastikës.

Në kuadër të këtij operacioni policor janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale provat e mëposhtme :

46.45 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa e paketuar në qese plastike.

1375 kubikë me lëndë narkotike të dyshuar e llojit cannabis sativa

205 rrenjë bimë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa (kërcëj).

llamba fosforeshnte të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

7 celularë të markave të ndryshme Pajisje të ndryshme që shërbenin për funksionimin e këtij laboratori (pompë uji, depozitë uji pajsje eletrike, pleh kimik etj) .                               Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikve", "Kultivim të lëndëve narkotike‘’, "Vjedhje e energjisë eletrike ose impulseve eletronike", "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallzim krimi të kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283 e 25 dhe 284 e 25 , 137, 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K. vjeç 35, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses M.L vjeç 32 e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.S dhe A.S, vjeç 39 e 40, pasi dyshohet se në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës F.S vjeç 52, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit A.GJ, vjeç 36 banues në Tiranë, i dënuar më parë, më datë 15.04.2017, u gjet dhe u kthye në banesë, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 16.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit D.D dhe K.D, vjeç 21 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 15.04.2017, në fshatin Picallë, së bashku me shtetasin B.D, vjeç 14, kanë kryer peshkim të ndaluar në lumin Erzen, me atë të koshave me rryme elektrike, ku për pasojë të kontaktit me rrymën elektrike, ka humbur jetën shtetasi B.D. Neni 204 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.L, vjeç 33, banues në Tiranë, agjent shitje në nje kompani private, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit nuk i ka dorëzuar xhiron javore të shitjeve, administratorit G.S, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, gjatë natës, në rrugën “Jordan Misja”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje, navigatorin e mjetit tip “Peugeot”, në përdorim të shtetasit E.L vjeç 26 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.04.2017, shtetasit B.H dhe E.M, vjeç 26 e 32, B.H. i dënuar më parë, banues në Tiranë, kallëzojnë se janë goditur me njëri tjetrin. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.V, vjeç 32 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M.V, vjeç 29.Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.R., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Aleksandër Moisiu”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.A, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ka goditur me sende të forta shtetasit A.B. dhe R.XH, vjeç 27 e 26, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e bashkëautorëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, në rrugën “5 Maji”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G.M., vjeç 42 banues në Tirane. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë

Tentojnë të grabisin me armë kazinonë , arrestohet në flagrancë pak minuta një prej autorëve ,identifikohet bashkëpunëtori i tij .

Rreth orës 04:10, në numrin e Energjencave 112 , ka ardhur një telefonatë se në zonën e Kinostudio, dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë   i armatosur, kanë tentuar të vjedhin në Casino.

Me marrjen e njoftimit shërbimet policore shkojnë në vendngjarje dhe disa minuta pas telefonatës dhe falë veprimeve të shpejta dhe mirëkoordinimit të shërbimeve kanë bërë të mundur të kapim një prej autorëve të dyshuar shtetasin:

A.D, 30 vjeç banues në Tiranë.

Gjithashtu ,është bërë e mundur identifikimi i autorit të dytë shtetasi:

D. S.,29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka patur me vete një armë zjarri tip pistolet i cili është larguar nga vendngjarja .

Policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta dhe po ushtron kontrolle në banesën e tij apo të afërmve ku mendohet të fshihet me qëllim kapjen e tij.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.J dhe V.G. vjeç 41 e 23 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 14.04.2017, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim GJ.M., vjeç 39, banues në Paskuqan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M. vjeç 23 banues në Kamëz, i dënuar më parë, pasi dyshohet se më datë 13.04.2017, ka goditur me grushte shtetasin B.B, vjeç 19, banues në Bathore. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 14.04.2017, në Mëzez, në një ambient, të marrë me qera, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 makineri për lojëra fati dhe 1 tavolinë pokeri. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.S dhe B.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e punohet për kapjen e shtetasit J.O, vjeç 66, 51 e 42 banues në Tiranë e Laç, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Maruli”, në lokalin e J.O të marrë me qera nga shtetasit K.S e B.D, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 makineri lojërash fati dhe 2 tavolina pokeri. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.D, vjeç 43, banues në Golem, pasi dyshohet se gjatë natës, në Golem, ka dëmtuar mjetin tip “Benz” të shtetases E.Z, vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

 

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin N.XH, vjeç 52, banues në fshatin Zikxhafaj, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 15.04.2017, në lagjen Nr. 18, në banesë, u gjet i vdekur pa shenja dhune, shtetasi I.B, vjeç 59. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S. vjeç 51, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 9, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.B, vjeç 28 banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se më datë 15.04.2017,ka kanosur me fjalë shtetasin Sh.I. vjeç 44 banues në Fushë-Krujë.Neni 84 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.P vjeç 42 banues në fshatin Xibrakë,pasi dyshohet se pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje.Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.A., vjeç 74 pasi dyshohet se bashkëjetuesja e djalit, D.M, vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin SH.K., vjeç 47, banues në fshatin Bujqës, pasi dyshohet se u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dëmtimin e mjetit të policisë dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit së policisë së rendit publik, më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin në kërkim B.H, vjeç 23, banues në Elbasan.

Më datë 16.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M, vjeç 50 banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 15.04.2017,  në “lagjen Beqir Dardha” ka goditur me mjete te forta shtetasin A.M, vjeç 36, banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 16.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin S.D, vjeç 17 pasi dyshohet se më datë 15.04.2017, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ‘Volsvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 15.04.2017, në Përrenjas, pranë banesës, në një magazinë, është vetëvarur shtetasi S.M., vjeç 62. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasit XH.A dhe B.A, vjeç 56 e 27 banues në fshatin Kishtë, pasi dyshohet se në fshatin Çekrez, për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin R.DH, vjeç 48, banues në fshatin Kodovjat. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 15.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B.D. vjeç 61 pasi dyshohet se djali Ll.D vjeç 40, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.04.2017, në lagjen nr. 8, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.K. vjeç 62. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  e 22  të Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, në lagjen nr. 5, është vjedhur biçikleta e shtetases E.B. vjeç 46 banuese në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin GJ.LL vjeç 72 banues në fshatin Tushemisht, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rretit Gjyqësor Berat dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H., vjeç 40, banues ne Lushnjë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Kozare, ka tentuar të vjedhë lokalin në pronësi të shtetasit A.RR, vjeç 53, banues në Kozare. Neni 134 e 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.S vjeç 23, banues në Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Novaj, ka dhunuar banesën e gjyshit A.K. vjeç 67. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 15.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.R., vjeç 51, pasi dyshohet se djali F.B. vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në

flagrancë shtetasit:

F.G 20 vjeç,

G.G 21 vjeç, banues në fshatin Belinë, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Fier-Peshtan,

janë kapur në flagrancë duke tentuar të shesin një pompë hidraulike të cilën e kishin

vjedhur në vatrën e pusit N27B në Marinzë, pronë e nje  kompanie private. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën

penale Vjedhje e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 134 dhe 25 të

Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 15.04.2017, gjatë natës, në Çiflik, shtetasi A.L, vjeç 33 banues në fshatin Çiflik, i ka prerë ullinj, bashkëfshatarit K.Ç vjeç 58. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 16. 04.2017, në fshatin Çiflik, është gjetur i vdekur në banesë pa shenja dhune shtetasi O.L. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprim.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 15.04.2017, në lagjen “11 Janari” , te ish-divizioni, ka rënë zjarr dhe rrezikohen të digjen ullinj. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 12.04.2017, në Orikum,është konstatuar i mbytur, një mjet lundrues ‘’Skaf’’, me mbishkrimin ‘’077’’,‘’Glasatron’’, me një motor tip ‘’Jonson’’. Nga kryerja e veprimeve jane konstatuar disa te çara ne mjet dhe po kryhen veprimet per te ditur arsyet nga se jane shkaktuar demtimet. Neni 154 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin N.B, vjeç 41, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A.K., vjeç 56, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e N.B. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Informacion paraprak

Njoftohemi nga urgjenca e spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër se nga ballkoni i katit të tretë të këtij spitali është rrëzuar shtetasi G.M 63 vjec, banues në Përmet, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.D. ,vjeç  55, banues në fshatin Kolsh, pasi dyshohet se këtë fshat, ka helmuar 10 gica, të bashkëfshatarit, N.D, vjeç 51. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 15.04.2017, gjatë natës, në fshatin Perlat, pranë banesës, shtetasit GJ.D,vjeç 87,i kane vjedhur 9koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 15.04.2017,shtetasja M.Z vjeç 72 banuese në fshatin Grud e Re, kallëzon se, në lagjen “Fahari Ramadani”, një person i paidentifikuar, i ka vjedhur një varëse floriri. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.K, vjeç 40, banues në fshatin Oblik, pasi dyshohet se në lagjen Partizani, ka goditur me grushte shtetasin G.SH, vjeç 45 banues në fshatin Oblike, dhe i ka vjedhur çelësin e makinës dhe portofolin të cilin e kishte mbi kroskot. Nenet 134 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 16.04.2017, në lagjen Tom Kola, në afërsi të Dugajve të reja, është konstatuar i thyer xhami i pare i goditur me arme zjarri, ku ka një vrime tejshpuese, i mjetit Benz, me pronar shtetasin N.L vjec 50, banues ne Shkodër Në afërsi të mjetit u gjeten disa gëzhoja arme zjarri pistolete. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin M.M, vjeç 53, banues në Pukë, pasi dyshohet se në qytet, për shkak të detyrës, ka fyer dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin GJ.GJ, vjeç 62, banues në Pukë. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 15.04.2017, gjatë natës, në Bushtricë, në HEC-in e Lapajt, kanë dëmtuar një sasi të kabllit elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 14.04.2017, në lagjen e Re, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin E.H vjeç 30, banues në  Kukës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin H.V, vjeç 57 pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit D.V, vjeç 17 si dhe ka kanosur bashkëshorten H.V dhe vajzën S.V, vjeç 54 e 23. Neni 130/a /2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 15.04.2017, u ndalua shtetasi K.H, vjec 28, pasi dyshohet se më datë 11.04.2017, në banesën e tij, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes T.H, vjeç 25. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 15.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.B, vjeç 45, pasi dyshohet se bashkëshorti S.B vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e e Rrethit Gjyqësorë Mat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 15.04.2017, në PKK, Rinas, u kap shtetasi në kërkim A.P, vjeç 34, banues në fshatin Rranxë, Shkodër, pasi më datë 14.04.2017, është shpallur në kërkim policor, për veprat penale ’’Vrasja me dashje’, e mbetur në tentativë dhe ‘’Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’. Nenet  76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.K, SH.C, H.K dhe M.H, vjeç 29, 38, 36 e 54, banues në Kavajë, pjesë e ekuipazhit të nje anije peshkimi, pasi dyshohet se më datë 10.04.2017, kanë dalë për peshkim dhe kanë shkuar në portin e Barit, Mali i Zi, ku janë furnizuar me naftë. Nenet 297 e 172 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :

Gj.M, 39 vjeç, banues në Paskuqan-Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të formës së prerë datë 22.02.2016 e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj burg për veprën penale Vjedhja e energjisë elektrike parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal. Për veprime të mëtejshme ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër

Më datë 15.04.2017, në PKK, Kakavi, u kap shtetasi N.M vjeç 29, banues në Kabul, Afganistan, pasi dyshohet se iu gjet e sekuestrua një pasaportë letoneze e falsifikuar dhe një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283 e 189 të Kodit Penal .

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.B, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mjetin tip “Volsvagen”, në pronësi të tij, gjetur i braktisur afër fshatit Bardhoc, pasi ka shmangur kontrollet kufitare, janë gjetur dhe bllokuar në cilësinë e provës materiale disa pako me lëndë narkotike të llojit, Cannabis Sattiva. Punohet për kapjen e autorit. Nenet 283/a e 242 të Kodit Penal.

Më datë15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës për E.SH vjeç 35, banues në Kukës, pasi dyshohet se me mjetin tip Volkswagen, në pronësi të tij, ka shmangur kontrollin në hyrje të policisë kufitare dhe është larguar me shpejtësi, në drejtim të Kukësit, duke kaluar në korsinë daljes. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Dibër

Më datë 15.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin E.D, vjeç 31, banues në fshatin Agim, Berat, pasi dyshohet se në PKK, Bllatë, u kap me pasaportë të falsifikuar, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 189 i Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...