Lezhë Më datë 24.06.2017, në orët e mbrëmjes , është marrë njoftim se në Tale në Lezhë , ka një konflikt.

LezhëDrejtoria Lezhe 1

Më datë 24.06.2017, në orët e mbrëmjes , është marrë njoftim se në Tale në Lezhë , ka një konflikt.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se midis shtetasit E. T. , 20 vjeç, banues në Laç dhe shtetasve E.N. 16 vjeç dhe N.N. 25 vjeç, të dy banues në Lezhë , ka patur një konflikt të çastit për motive të dobëta.

Menjëherë pas debatit verbal , shtetasi E. T., ka tentuar të vrasë shtetasit e lartpërmendur duke përplasur me automjetin e tij me shpejtësi të lartë , me dashje dhe në mënyrë të drejpërdrejtë, automjetin e ndaluar të shtetasit N.N.

Në atë moment pranë automjetit të shtetasit N.N. , kanë qenë shtetasit N.N. dhe E.N., të cilët në momentin e përplasjes kanë mundur të shmangen duke mos pësuar lëndime.

Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të lehta vëllai i shtetasit N.N. i cili ka qenë brenda në automjet , dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e proves materiale automjetet e lartpërmendura të dëmtuara.

Shtetasi E. T. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale " Vrasje" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrim prone" "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt " parashikuar nga nenet 76/22 , 150 dhe 291 dhe të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...