Berat. nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit Nr.2704 të KZAZ Nr.52 Librazhd i vendosur tek shtëpia e Kulturës kati i parë është kërkuar ndihma e policisë për ndërhyrje.

ElbasanDrejtoria Elbasan

Me datë 25.06.2017 ora 07:30 nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit Nr.2704 të KZAZ Nr.52 Librazhd i vendosur tek shtëpia e Kulturës kati i parë është kërkuar ndihma e policisë për ndërhyrje. Pas kësaj punonjësit e policisë kanë shkuar menjeherë në qendrën e votimit Nr.2704 me vendim dhe konform rregullave ligjore. Shërbimet e Policisë pasi kanë marrë kontakt me Kryetarin dhe Sekretarin e Komisionit të Qëndrës së votimit dhe pasi kanë marrë vendimin për ndërhyrje, punonjësit e policisë janë futur në qëndrën e votimit dhe janë informuar se kishte patur probleme me proçedurën e votimit me shtetasen V.F, 41 vjeçe banuese në Librazhd, e cila mbante telefonin në dorë në kohën që po futej tek dhoma e fshehtë.

Në prezencë të punonjësve të policisë dhe të Komisionit u bënë sqarimet e nevojshme me qytetaren e lartpërmendur, e cila më pas votoi sipas rregullave dhe pa probleme. Komisioni nuk pati probleme dhe kërkesa të tjera.

Proçesi i votimit në këtë qëndër nuk u ndërpre. Me vendim të Komisionit të Qëndrës së Votimit Nr.2704, shërbimet e policisë, u larguan nga qëndra e votimit. Votimi vazhdon normalisht dhe pa probleme

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...