Mat, sekuestrohen 7.2 kg Cannabis Sativa. 18 PRILL 2017

Mat, sekuestrohen 7.2 kg Cannabis Sativa (per videon klikoni mbi link)002

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit sekuestrohen nga Policia në një banesë të braktisur 7,2 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e sigurimit të farërave për kultivimin e bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë

ushtruar kontrolle në territor dhe ambjente të ndryshme, në njësinë Administrative Baz, në fshatin "Lek Hot".

Si rezultat i kontrolleve në një banesë të braktisur, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike në formë boçeje, e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe disa bimë

narkotike, degë e kërcej në proçes tharjeje.

Pas peshimit rezultoi se pesha e saktë ishte 7 kilogramë e 200 gramë lëndë e bimë narkotike në proçes tharjeje.

Lënda dhe bimët narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

 

001

004

003

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...