Rinas, Interpol Tirana ekstradon nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar për vrasje.

Rinas, Interpol Tirana ekstradon nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar për vrasje.interpol

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

P.M, 53 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi P.M, është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin penal nr.39 datë 20.05.2002 për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar, dhe Gjykata e Lartë e ka dënuar me 16 vjet dhe 8 muaj në burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”; dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 79 dhe 278 të Kodit Penal Shqiptar.

Më datë 06.10.2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit – Lezhë, i pandehuri ka vrarë me armë zjarri (automatik) shtetasit B. A dhe B. Z.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...