Mallakastër, arrestohet një shtetas.

Mallakastër fier1

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. C., 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare "Beqo Caushi" Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qëndrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marë në ruajtje qëndrën e votimit nr 3254.

Gjithashtu ky shtetas (i cili dyshohet në gjendje të dehur), ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz, pronë e punonjësit të policisë.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Goditje për shkak të detyrës" parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6