Policia e Shtetit në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

Policia e Shtetit: Stema Policia

Policia e Shtetit në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e vendit.

Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për ti marrë në ruajtje.

Nga shërbimet e policisë do merren në ruajtje në të gjithë vendin:

- 5 362 Qendra Votimi
- 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor

Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, Policia e Shtetit ka angazhuar 5851 punonjës policie.

Ndërko nga KZAZ-të nuk ka përfunduar ende shpërndarja e plotë e materialeve zgjedhore për në VNV.

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25.06.2017 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore.

Paraditen e datës 24.06.2017 është bërë instruktazhi i të gjitha forcave të policisë, në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të ngarkuar me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor.

Në Komisariatin Nr 1 Tiranë ka marrë pjesë në instruktazh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku ju ka kërkuar gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të tregojnë profesionalizëm, paanshmëri e korrektësi në detyrë.

Pranë strukturave qendrore e vendore të policisë funksionojnë grupet e drejtim - koordinimit, të cilat janë ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun.

Në vijim, veprimtaria e Policisë së Shtetit, do të fokusohet në përmbushjen e detyrave për:

Ruajtjen e Qendrave të Votimit, proces i cili do të vijojë deri në momentin kur KQV-ja fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit.

Në menaxhimin e situatave apo të dhënies ndihmë për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Qendrat e Votimit, në rastet e kërkesës së ligjshme të Komisioneve të Qendrave të Votimit.

Shoqërimin e materialeve të votimit nga Qendrat e Votimit për në Vendet e Numërimit të Votave.

Marrjen në ruajtje dhe sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave.

Kryerjen e veprimeve procedurale për të gjithë ngjarjet / incidentet që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor, duke bashkëpunuar me prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Dhënien e ndihmës për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Vendet e Numërimit të Votave, në rastet e kërkesës së ligjshme të KZAZ-ve.

Shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numërimit të Votave për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përfundim të procesit zgjedhor.

Si dhe garantimin e rendit publik në të gjithë territorin e vendit.

Në të gjithë vendin aktualisht situata përsa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë.

Policia e Shtetit, krahas angazhimit maksimal për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në aktet normative në kuadër të procesit zgjedhor, është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...