Zv/Kryeministrja znj. Ledina Mandia, viziton Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Zv/Kryeministrja znj. Ledina Mandia, viziton Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh për menaxhimin e procesit zgjedhor. 24zvkryeministrja 

Mandia u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili e informoi me ecurinë e zbatimit të masave deri në këto momente të mara nga Policia e Shtetit për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Mandia dhe Çako, kanë vizituar Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh, që është ngritur për menaxhimin e procesit zgjedhor, dhe marrjen në kohë reale të çdo informacioni për çdo qëndër votimi që ka të bëjë me Policinë e Shtetit.

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Altin Qato, ka njohur zv/Kryeministren me masat e mara që nga fillimi i procesit e deri në këto momente, si dhe me Programin e Menaxhimit të Shërbimeve të Policisë së Shtetit, për procesin e votimit.

Haki Çako:

Këtu aktualisht kemi një sistem elektronik të dizhitalizuar të të dhënave për vendosjen e policisë dhe mënyrën se si do të funksionojë kjo.

Nëpërmjet këtij programi do të kontollojmë online duke marrë informacion në kohë reale edhe për qendrën e votimit më të largët.

Ledina Mandija:

Me Policinë e Shtetit kemi patur bashkëpunim në denoncimin e rasteve të ndryshme të cilat kanë ardhur nga subjekte elektorale por dhe qytetarë, që kanë pretenduar për raste shit-blerjeje të votës, apo të intimidimit të tyre, apo të presionit të ushtruar për të marrë në një mënyrë ose tjetër kartën e identitetit pra tentativë për të blerë votën.

Eshtë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve dhe zbardhja përmes referencave përkatëse të cilat pastaj i referohen organit të prokurorisë në qoftë se do të ketë raste. Pra unë e shoh me shumë interes këtë.

24zvkryeministrja1

24zvkryeministrja2

24zvkryeministrja3

24zvkryeministrja4

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...