Tiranë, Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Kryeqytetit, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Tiranë, Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Kryeqytetit, arrestohet në flagrancë nga Policia. (per video kliko mbi link)20shperndarsi

Sekuestrohen 308 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë

Më datë 19.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë

Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

- K.L, 34 vjeç, banues në Tiranë

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas  shpërndante  lëndë narkotike të llojit  "Kokainë", në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip "Volkswagen", janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

308 gramë  lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e  narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

20shperndarsi1

20shperndarsi2

20shperndarsi3

20shperndarsi4

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...