Rinas. Interpol Tirana ekstradon një tjetër shtetas shqiptar të dënuar për vrasje.

Rinas. Interpol Tirana ekstradon një tjetër shtetas shqiptar të dënuar për vrasje. 20ekstradim

Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Italia drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar:

A.H, 42 vjeç, lindur në Gramsh.

Gjykata e Rrethit Gramsh   me  vendim nr.38, datë 09.07.2001, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale, "Vrasjes" dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar  nga neni 76 e 278/ 2 i  Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Ky shtetas më datë 06.08.1997 rreth orës 21.30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. B.

Pas bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikut të Drogës”.

I ekstraduari në PKK Rinas i'u dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...