VITHKUQ-KORÇË, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “KONTRATA”

VITHKUQ-KORÇË, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “KONTRATA”(per video kliko mbi link) 20vithkuq4

Sekuestrohen në total 160 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, 2 armë zjarri me municion, 1 armë gjahu, si dhe 3 aparatura lojra fati.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të informacionit paraprak datë 19.04.2017 i cili bën fjalë për gjetjen e një sasie lënde të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa në fshatin Vithkuq, ju sqarojmë se:  

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të policisë Korçë, në kuadër të finalizimit të këtij operacioni bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm:

· J.Q, 52 vjeç, banues në Vithkuq.

· A.K, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit J.Q (të cilin i`a kishte lënë në përdorim me kontratë qiraje shtetasit A.K) në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, konkretisht në pjesën e tavanit u gjet një sasi prej :

23 KG me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa e vendosur në 10 (dhjetë) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër bar-kafe në pronësi po të këtij shtetasi, në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën :

3(tre) aparatura lojëra fati,

1(nje) arme gjahu pa leje,

2(dy) pajisje grirëse për lëndë narkotike të llojit “Canabis Sativa”.

Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative dhe kanë konstatuar e goditur edhe një rast tjetër të prodhimit e shitjes të lëndës narkotike e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

· P.D, 31 vjeç, banues në fshatin Vithkuq.

Si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi :

· A.H, 24 vjeç, banues në Fier .

Kjo pasi në banesën e P.D, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej:

137 KG lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

2 armë zjarri dhe municion luftarak.

1 (një) autoveturë tip kamionçinë e markës “Mitsubishi”

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, të parashikuara nga nenet 283/2; 280; 198 të Kodit Penal.

20vithkuq

20vithkuq1

20vithkuq2

20vithkuq3

20vithkuq5

20vithkuq6

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...