Fier Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërdarjes së drogave të forta.

Fier, Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërdarjes së drogave të forta.(per video kliko mbi link)Sequence 01.00 10 25 03.Still010

Operacion me metodat speciale të hetimit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Bjondi".

Sekuestrohen 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej 3 muajësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar ”Bjondi".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.P, 32 vjeç banues në lagjen "Liri Gero", Fier.

B. R, 38 vjeç, banues në lagjen "1 Maji" Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë e ndarë në disa doza.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283 dhe 283/a të Kodit Penal.

Sequence 01.00 10 35 20.Still011

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...