Kakavije. Sekuestrohen 39 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Kakavije. 21kakvije

Sekuestrohen 39 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Më datë 20.06.2017, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati kanë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.

Por të tre shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.

Në brendësi të çantave kishte lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 39 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia Kufitare në badhkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

21kakvije1

21kakvije2

21kakvije3

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...