Mirditë - Lezhë, Sekuestrohen 19 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sattiva Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Mirditë - Lezhë, Sekuestrohen 19 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sattiva, Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. 21lezhe

Më datë 21.04.2017, në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative , u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

P.N , 30 vjeç, banues në Mirditë

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientët e jashtme të banesës në një magazinë , iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

21lezhe1

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...