Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Korrik 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak.  
Më datë 09.07.2017, në lagjen "15 Shtatori", Tepelenë, në afërsi të Depos së Ujësjellësit, është shfaqur një vatër zjarri, ku po digjen shkurre e barëra, por pranë janë dhe disa banesa të cilat rrezikohen. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ora 04:40 zjarri u fik.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 25, banues në Peqin, pasi dyshohet se në Krrabë, duke drejtuar, mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E.S, vjeç 57 banues në Elbasan dhe pasagjeren L.S, vjeç 52, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Port- Durrës.
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës  ka parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.
Sekuestrohen 6.5  kg Marijuanë.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me  Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
F.K 54  vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 08.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, me drejtues shtetasin F.K, pas nje analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e  vijës së dytë të Kontrollit në pjesën e pasme, pas sedileve të fundit u gjet  lëndë narkotike Marijuanë.
Në pjesën e pasme të autobuzit, pas sedileve të fundit u gjetën dhe sekuestruan:
5 pako me peshë rreth 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a,  22 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 37, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi në këtë fshat, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 25, banues në Berat, pasi në fshatin Poshnje, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin e mëposhtëm:
A.M 19 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë në rrugën “Mis Durhan” Vlorë,
pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Fiat Punto (me leje drejtimi të pezulluar),
ka aksidentuar shtetasen S.K., 7 vjeçe, banuese ne Vlorë, e cila për pasojë ka marrë
ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të
qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga
nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.L, vjeç 34, banues në Labinot, Elbasan, emigrant në Itali, me leje drejtimi, pasi dyshohet se tek kryqëzimi i fshatit Blinishtit, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga, për pasojë  janë dëmtuar lehtë fëmijët, vjeç 9 e 7, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin K.H, vjeç 64 banues në Burizanë Krujë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në aksin Laç-Mamurras, duke drejtuar fugonin tip “Ford” ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi dhe pasagjerët R.H, D.H dhe fëmijët K.H, F.H dhe O.H, vjeç 59, 34, 9 e 3 vjeç dhe 3 javësh, banues në Burizanë, D.H dhe tre fëmijët pas mjekimit janë larguar në banesë, kurse  drejtuesi dhe R.H, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.L vjeç 37, banues në Malbardhë Kurbin, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në aksin Lezhë-Vain, në fshatin Ishull Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish” është përplasur me motorin tip “Piaggio”, të drejtuar nga shtetasit N.V, vjeç 19 banues në Ishull Lezhë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.GJ, vjeç 22, banues në fshatin Zejmen, me leje drejtimi, pasi në superstradë, tek kryqëzimi i Rrilës, duke drejtuar motorin tip “Yamaha” ka goditur nga pas mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin GJ.J, vjeç 32 banues në Laç, student, me leje drejtimi, për pasojë është aksidentuar pasagjerja e motorit, shtetësia  D.M, vjeç 46, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Drejtuesi i motorit, dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Nenet 290/2, 291 dhe 273 të  Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.K, vjeç 21 banues në Lezhë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 09.07.2017, në rrugën e Shëngjinit, duke drejtuar mjetin tip “BMV” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 36, banues në Lezhë, pasi në fshatin Stajkë, duke drejtuar mjetin tip “Seat” është përplasur me një motokarro, më drejtues shtetasin D.P, vjeç 46, banues në fshatin Juban, Shkodër, për pasojë është dëmtuar drejtues D.P, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H vjeç 33, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, në fshatin Farkë, në banesë aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët, shtetësia E.K, vjeç 68, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 09.07.2017, në rrugën “Beqir Luga”, është konstatuar vjedhja e banesës të shtetasit H.A, vjeç 64, banues në Tiranë, ku kanë marrë nje sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.Q, vjeç 39 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti I.Q, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj dhe fëmijës së mitur. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, N.Ç, vjeç 50, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.07.2017, në godinën e spitalit Ushtarak, u konstatuan 3 gropa të hapura dhe një kolonë hekuri, për të vendosur shkallët e daljes emergjente. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E.L, vjeç 23, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.S. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.C, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Siri Kodra”, ka goditur me grusht, shtetasin N.LL, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi dyshohet se në rrugën “Arkitekt Sinani”, shtetaset M.D e F.K, vjeç 58 e 48, kanë goditur njëra tjetrën.

Më datë 09.07.2017, shtetasi F.M, vjeç 32, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 08.07.2017, është larguar nga banesa, bashkëshortja, S.M, vjeç 27, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.07.2017, në banesë, shtetësia E.G, vjeç 18, ka pirë një sasi medikamentesh, pasi kishte ngelur në provimin e maturës, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë
Informacion paraprak.
Më datë 10.07.2017, rreth orës 02:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur njoftimi se në rrugën"Shefqet Kuka", ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrëfikses.
Nga hetimet paraprake të kryera dhe konsultimit me ekspertët e zjarrëfikses, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme në mjetin e shtetasit E.L, i cili është djegur plotësisht, ku si pasojë është djegur nga flakët në pjesën e përparme, mjeti taksi, në pronësi të shtetasit G.Sh.
Grupi hetimor po punon për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të kësaj vepre penale.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.M e D.P, vjeç 41 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Sharrë, në lokalin e shtetasit D.P, ku A.M, punonte roje i pa regjistruar, ka vjedhur produkte ushqimore. Nenet 134 dhe 170/a të  Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit T.K e K.K, vjeç 31 e 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Pinet, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 10.07.2017, në rrugën “Kastriotët”, pranë shinave të trenit, në oborrin e banesës, shtetasit T.M, oficer i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë, i ka rënë zjarr në mjetin fuoristradë, tip “Opel”. Paraprakisht dyshohet per defekt teknik. Punohet per sqarimin e shkaqeve te renies se zjarrit.  

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.SH, vjeç 62, banues në fshatin Domje, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.F, vjeç 50, banues në fshatin Prezë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2017, në fshatin Ahmetaq, ka tentuar të vjedhë 1 pulë, në banesën e shtetases SH.V, vjeç 49. Nenet 134 e 22 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetsin M.GJ, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Golem, në plazh, ka vjedhur mjetin tip “Benz” të shtetasit E.B, vjeç 45, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e M.GJ. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për  shtetasin M.GJ vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2017, në Golem, pranë banesës, i ka vjedhur mjetin tip “Benz” shtetasit  J.B, vjeç 61, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e M.GJ.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 8, banues në Kavajë, endacak, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 4, në banesën e shtetasit P.A, vjeç 50, ka vjedhur 1 biçikletë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetaset D.A e T.S, vjeç 31 e 35, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, kanë goditur me sende të forta, njëra tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, në fshatin Greth i Mesëm, në banesë, shtetësia G.SH, vjeç 21, në gjendje depresioni ka pirë një sasi medikamentesh, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, pranë banesës shtetasit R.R, vjeç 63, i kanë vjedhur mjetin tip ”Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 6, është vjedhur banesa e shtetasit E.B, vjeç 18,   ku kanë marrë 2 celularë dhe nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.09.2017, shtetasi I.S, vjeç 50, banues në Durrës, pranë banesës, ka gjetur 1 pushkë model 56, dhe 1 krehër me 6 fishkë, që ju bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.M, vjeç 25, banues në  Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Pejzë, ka dhunuar banesën e shtetasit L.H, vjeç 57. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, shtetësia Z.GJ, vjeç 56 banuese në Durrës, kallëzon se më datë 08.07.2017, i është larguar nga banesa vajza, L.GJ, vjeç 25. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 09.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në Maminas,  u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.R, vjeç 24, banues në Durrës, pasi dyshohet se para një muaji, i ka shitur një sasi shampo pa faturë që dyshohen të falsifikuar, shtetases V.XH, vjeç 55, banuese në Durrës. Nenet 178, 149/a dhe 180 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2017, në lagjen nr. 16, u gjet  i vdekur pa shenja dhune, shtetasi B.C, vjeç 39  banues në Durrës. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet  u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largim nga banesa  të shtetases K.V, më datë 09.07.2017, u  gjet dhe u dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 09.07.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.D vjeç 72, banues  në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen, XH.S, vjeç 35, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, G.M, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 10.07.2017, u  ndalua shtetasi në kërkim G.K, vjeç  36, banues në  Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Durrës, e  ka   dënuar me  2 vjet 8 muaj për veprat penale “ Plagosja e lehtë me dashje” dhe ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Nenet 89 e 278/2 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 09/07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shtetasin B.L, vjeç 42, banues në Shijak, pasi dyshohet se në qytet, ka goditur me grusht  shtetasin E.V, vjeç 33, banues në Shijak. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.M, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar, shtetasin F.K vjeç 52, banues në Elbasan. Neni 275 i Kodit Penal.

Elbasan
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm" në ngarkim të shtetases J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan.
Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek  pacientja K.I.
Pacientja K.I,  ndërroi jetë pak pas operacionit.
Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.
Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Mjekimi i pakujdesshëm" parashikuar nga neni 96  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin SH.M vjeç 43, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se pranë banesës, ka një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal

Më datë 09.07.2017, në lagjen “Shkumbini”, në banesë ka vdekur shtetasi F.Ç, vjeç 68. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 09.07.2017, në fshatin Dorëz, në servisin e shtetasit A.D, vjeç 31, ka rënë zjarr, ku është djegur plotësisht objekti. Nga veprimet e kryera rezultoi, se  zjarri është shkaktuar nga një shkarkesë elektrike (rrufeja). Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 09.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.Ç vjeç 34, pasi dyshohet se bashkëshorti B.Ç, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 09.07.2017, gjatë natës, në fshatin Progër, është vjedhur kabina elektrike, ku kanë marrë pjesë të ndryshme të transformatorit elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit F.A e V.K, vjeç 34 e 58, banues në Bilisht, me detyrë, roje dhe përgjegjës i bazës materiale të nje shkolle, pasi dyshohet se F.A duke qenë roje në këtë shkollë, i kanë vjedhur 2 laptop dhe një skaner, kurse V.K ka hyrë brenda duke prishur provat materiale. Nenet 248 e 301 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin T.D, vjeç 57,  pasi dyshohet se në banesë, vëllai P.M, vjeç 60 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.07.2017, u ndalua shtetasi E.S, vjeç 27, banues në fshatin Donofros, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje”, në “Arrest në burg”, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nenet 283/1 e 284/2 të  Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.M, vjeç 60, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait dhe mbesës T.M e K.M, vjeç 57 e 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në
flagrancë shtetasin:
SH.M, 65 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë
me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në banesën e tij në baçe u
gjetë të mbjella 2 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me lartësi 1.5 metër,
të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën
penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin DH.D, vjeç 57, banues në fshatin Frashër, pasi dyshohet se në lokal, ushtronte aktivitet të lotarive sportive pa licencë. Nenet 197 e 198 të  Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, në fshatin Hamil, në banesë është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi D.K, vjeç 20. Punohet për gjetjen e armës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 09.07.2017, në fshatin Dushk, në vendin e quajtur Plemer Dushk, ka rënë zjarr në një sipërfaqe prej 8 dynym të mbjellë me dushk e blin, si dhe janë djegur 50 rrënjë ullinj, të shtetasit XH.L vjeç 62, banues në fshatin Dushk. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit A.Ç, D.S, G.Ç, E.Ç dhe I.S, vjeç 31, 25, 43, 37,23, banues në Durrës, Elbasan dhe Karbunarë, pasi dyshohet se kanë goditur me grusht, pronarin e nje kompleksi shtetasin E.J vjeç 37, banues në Fier dhe kanë kundërshtuar patrullën e policisë. Nenet 274, 150, 236 dhe 90 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Divjakë
Informacion paraprak
Në datën 09.07.2017, rreth orës 10:30, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur "Ura me dërrasa", shtetasin E.B, 40 vjeç, banues në Krutje dhe vajzën e tij të mitur 7 vjeçe, duke u larë i ka marrë rrjedha e ujit nga pakujdesia.
Menjeherë ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e tij të mitur.
Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Mallakastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan
në flagrancë shtetasin:
-E.I., 32 vjeç
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases Sh.I, 59 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën
penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.L dhe A.B, vjeç 47 e 30 banues në Vlorë, menaxher diskoje, pasi dyshohet se në lagjen ”Ujë i Ftohtë”, tek nje lokal kanë gjeneruar muzikë jashtë normave të lejuara duke shqetësuar qytetarët. Nenet 274 e 25 të  Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, shtetasi A.K, vjeç 48 banues në Vlorë, kallëzon se, më datë 08.07.2017,i është larguar nga banesa kunati P.M, vjeç 31, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datë 09.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.D vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin R.D, vjeç 48, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në anë të rrugës “Dino Shasko”, është gjetur e hedhur një armë zjarri pistoletë, model 54, kalibër 7.62 mm,  me 6 fishekë. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Vlorë, për shtetasin XH.K, vjeç 20, banues në Salari, Tepelenë, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, ka vjedhur dyqanin e shtetasit M.G, vjeç 62, ku ka marrë sende. Punohet për kapjen e XH.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Policia arreston në flagrancë  për veprën penale ''Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë'', shtetasin:
F. Ç., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 09.07.2017, Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se ndaj tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetësja E.R., 14 vjeç, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se:
Më datë 09.07.2017, rreth orës 06:30, shtetasi F.Ç., ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të (me forcë).
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ''Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë'', parashikuar nga nenet 100 dhe 22 të Kodit Penal.


Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin e mëposhtëm:
E.H 19 vjeç, banues në Patos, Fier.
Më datë 10.07.2017, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të
Policisë Vlorë, ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi në lagjen “10 Korriku”
pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit” pasi ky shtetas po udhëtonte si pasagjer
në automjetin tip Mercedes Benz dhe gjatë kontrolli fizik që i është ushtruar,
shërbimet kanë konstatuar të fshehur në trup një sasi lënde narkotike prej 6.7 gramë
e dyshuar si “Cannabis Sattiva”
Materiale u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e
Narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Vlorë:
Rreth orës 04:15, në lagjen "28 Nëntori" është përfshirë nga flakët një automjet.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se mjeti tip "Mitsubishi", në pronësi të shtetasit Sh.S., 57 vjeç, ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi, në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen "28 Nëntori" Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin T.B vjeç 50 banues në në Ksamil, pasi dyshohet se në Ksamil, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Punohet për kapjen e T.B. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.I, vjeç 33, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në Ksamil, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më  datë 08.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Sarandë, për shtetasin A.A, vjeç 21, banues në Sarandë, pasi dyshohet se  në bashkëpunim, ka goditur me shkop bejsbolli, shtetasit S.A e J.A, vjeç 43 e 39 banues në Sarandë. Nenet 88, 90 e 25 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin SH.F, vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në qytet, ka fyer me fjalë, shtetasen A.T, vjeç 55, banuese  në Përmet. Neni 119 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.P vjeç 22, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në Kune, ka goditur me grusht, shtetasin A.K, vjeç 24, banues në Ishull Lezhë. Nenet 90 e 25 të  Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.SH, vjeç 45, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëshorti GJ.SH, vjeç 43, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit L.L, A.GJ dhe N.GJ, vjeç 43, 43 e 52, banues në Ishull Lezhë, Grykë Manati e Spiten, pasi dyshohet se në lagjen “Gurra”,  në një lokal kanë goditur me grusht, shtetasin J.Z, vjeç 42, banues në Lezhë. Nenet 90 e 25 të  Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.P, vjeç 46, banues në Shengjin pasi dyshohet se më datë 08.07.2017, në Shengjin, tek nje lokal ka goditur me grusht, shtetasin A.M vjeç 29, banues në Lezhë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit M.B, G.M, I.B dhe L.I,  vjeç 27, 40, 25 e 19, banues në Mamurras, Kurbin, pasi dyshohet se tek kryqezimi i Tales, kanë goditur me grusht, shtetasit S.L dhe  A.L, vjeç 21  e 50 banues në Fushë Krujë. Nenet 90 e 25 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.07.2017, në lagjen “Tre Heronjtë”, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit GJ.B, vjeç 58. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të  Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin J.S, vjeç 35, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Liria”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, në fshatin Dobraç, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi B.M vjeç 47, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 09.07.2017, në fshatin Melgushë, në kodra ka rënë zjarr, ku janë djegur 10 ha. me barë e shkurre. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 09.07.2017, në fshatin Gojan, në banesën e shtetasit GJ.P, vjeç 87, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake.
Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia . Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin P.H, vjeç 55, banues në Pukë, pasi dyshohet se duke mos evitur rrjedhjen e ujit, në banesë, ka dëmtuar dyqanin e shtetases F.B, vjeç 54. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.07.2017, në fshatin Krenxë, në banesën e pabanuar, të shtetasit S.T vjeç 49, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri është shkaktuar nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Informacion paraprak
Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017,  në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar  një shpërthim
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:
Në afërsi të banesës së shtetasit F.D,  rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë  (administrator i një galerie kromi),   automjetit tip "Audi Q7",  në pronësi të tij, në pjesën e  pasme  i kishin vendosur  lëndë plasëse e cila  ka shpërthyer.
Nga shpërthimi është  dëmtuar pjesërisht  automjeti.
Dëme në njerëz nga shpërthimi nuk ka.
Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.
Grupi hetimor  po vijon  punën  në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërko vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Dibër
Shtetasja maqedonase denoncon të riun, policia nis punën për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes
 Në datë 10 korrik 2017, në orën 02:30 ka bërë kallëzim në Policinë e Dibrës shtetasja maqedonase B.K., 36 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedoni.Ajo ka deklaruar se ishte duke udhëtuar me vëllain dhe xhaxhain nga Durrësi në drejtim të Bllatës, shoqëruar nga shtetasit B.B, (shtetas maqedonas) dhe shtetasi shqiptar i identifikuar prej tyre me emrin S.N.Gjatë udhëtimit janë ndalur për të pushuar në një lokal. Kur shtetasja B.K. ka shkuar në tualetin e lokalit, sipas denoncimit, shtetasi S.N. dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Më pas shtetasja B.K. së bashku me familjarët janë nisur në drejtim të Pikës së Kalimit Bllatë, shoqëruar përsëri nga dy shtetasit e sipërpërmendur. Në vendin e quajtur ‘Rreth Rrotullimi – Bllatë’  Maqellarë, shtetasi S.N. u ka dalë përpara në rrugë dhe u ka marrë shumën prej 100 eurosh. Dyshohet se ai ua ka marrë këtë shumë, si shpërblim për shoqërimin nga Durrësi në Bllatë. Bazuar në këto deklarime, Specialistët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personit të denoncuar, pasi gjeneralitetet me të cilat u është prezantuar shtetasve maqedonas janë të rreme.

Komisariati i Policisë Mat
Burrel.
Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç,  banues në Klos,  (ish deputet), ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me  grusht shtetasi D.Ç,  duke i shkaktuar  plagë të lehta.
Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :
D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale  "Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat  për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 09.07.2017, në P K K Rinas, u kap shtetësia  në kërkim, A.M,  vjeç 34, banuese në Durrës, për largim nga banesa.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 09.07.2017, në S P K M Port, u kap shtetasi në kërkim D.XH, vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se në një shoqëri të huaj, me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka marrë kredi konsumatore. Nenet 186/2 e 146 të  Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 09.07.2017, në P K K Port, u kap shtetasi në kërkim, N.Ç, vjeç 50 banues ne Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi“. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 09.07.2017, në P K K Morinë, u kap shtetasi SH.SH, vjeç 25, banues në Shkodër,  i shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Neni 114 i Kodit Penal

Më datë 09.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin SH.SH vjeç 25  banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 05.04.2016, në afërsi të Stacionit Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...