Malësi e Madhe, Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Malësi e Madhe, Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, Arrestohet në flagrancë një shtetas. 21malesi e madhe 

Në datë 20.04.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe pas njoftimit të marrë dhe masave të shpejta është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale dhe konkretisht:

Pasi pas një konflikti të ndodhur në fshatin Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ndërmjet shtetases M. J, 26 vjeçe, dhe shtetasit A.J, për motive pronësie, ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen M.J.

Nga ana shërbimeve policore në menyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti është shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar A.J, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

A.J, 35 vjeç, banues në Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysëm automatike.

Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", të parashikuar nga nenet 84, 274 e 278 te Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...