Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako priti në takim Atasheun Ligjor të FBI-së Jack Liao së bashku me Zv/atasheun Michelle Miller dhe Agjentin Special të Krimeve Kibernetike Dustin Overby.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako priti në takim Atasheun Ligjor të FBI-së Jack Liao së bashku me Zv/atasheun Michelle Miller dhe Agjentin Special të Krimeve Kibernetike Dustin Overby.10fbi

Përfaqësuesit e FBI-së janë oficerë rajonalë të kontaktit, me seli në Sofie - Bullgari , me përgjegjësi për marrëdhëniet e FBI-së me autoritetet Shqiptare dhe bëjnë vizita të rregullta koordinuese për të diskutuar çështje me interes të ndërsjelltë të zbatimit të ligjit.

Duke shprehur konsideratën e lartë , Zyra Ligjore e FBI-së, kërkoi që takimin dhe prezantimin e parë ta bëjë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Atasheu i FBI-së vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të Policisë së Shtetit me FBI-në, luftën që po bën Policia e Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.

Çako falenderoi Atasheun e FBI-së për mbështetjen dhe besimin, si dhe theksoi angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të SHBA - së për të shkëmbyer informacion në kohë reale mes dy institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar dhe Terrorizmin.

Çako dhe Liao theksuan domosdoshmërinë e forcimit akoma më shumë të bashkëpunimit mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit.

10fbi1

10fbi2

10fbi3

10fbi4

10fbi5

10fbi6

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...