Bulqizë, Informacion paraprak

Bulqizë, Informacion paraprak 10bulqize1

Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017,  në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:

Në afërsi të banesës së shtetasit F.D,  rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë  (administrator i një galerie kromi),   automjetit tip "Audi Q7",  në pronësi të tij, në pjesën e  pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shërthyer.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Dëme në njerëz nga shpërthimi nuk ka.

Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërko vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

10bulqize

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...