Tiranë - Kapen 2 persona te shpallur ne kërkim
Tiranë - Kapen 2 persona te shpallur ne kërkim.
Policia e Tiranës në zbatim të planit për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për vepra penale kapi dhe arrestoi shtetasit:
- F.H., 33 vjeç, i shpallur në kërkim policor për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
- N.Ç., 50 vjeç, (i dënuar më parë), pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 muaj burg për veprën penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të shpallur në kërkim për vepra penale. Çdo qytetar që ka informacion për vendndodhjen e personave te shpallur ne kerkim apo te dënuar, mund te telefonoje falas ne numrin 112. Bashke me qytetaret ndertojme nje Shqiperi me te sigurt!