Tiranë Informacion paraprak.

Tiranë tirane

Informacion paraprak.

Më datë 10.07.2017, rreth orës 02:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur njoftimi se në rrugën"Shefqet Kuka", pranë pallateve Amfora ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrëfikses.

Nga hetimet paraprake të kryera dhe konsultimit me ekspertët e zjarrëfikses, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme në mjetin e shtetasit E.L, i cili është djegur plotësisht, ku si pasojë është djegur nga flakët në pjesën e përparme, mjeti taksi, në pronësi të shtetasit G.Sh.

Grupi hetimor po punon për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të kësaj vepre penale.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...