DIBËR – Shtetasja maqedonase denoncon të riun, policia nis punën për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

DIBËR – Shtetasja maqedonase denoncon të riun, policia nis punën për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.d.v.p diber

Në datë 10 korrik 2017, në orën 02:30 ka bërë kallëzim në Policinë e Dibrës shtetasja maqedonase B.K., 36 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedoni.

Ajo ka deklaruar se ishte duke udhëtuar me vëllain dhe xhaxhain nga Durrësi në drejtim të Bllatës, shoqëruar nga shtetasit B.B, (shtetas maqedonas) dhe shtetasi shqiptar i identifikuar prej tyre me emrin S.N.

Gjatë udhëtimit janë ndalur për të pushuar në një lokal. Kur shtetasja B.K. ka shkuar në tualetin e lokalit, sipas denoncimit, shtetasi S.N. dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Më pas shtetasja B.K. së bashku me familjarët janë nisur në drejtim të Pikës së Kalimit Bllatë, shoqëruar përsëri nga dy shtetasit e sipërpërmendur.

Në vendin e quajtur ‘Rreth Rrotullimi – Bllatë’ Maqellarë, shtetasi S.N. u ka dalë përpara në rrugë dhe u ka marrë shumën prej 100 eurosh. Dyshohet se ai ua ka marrë këtë shumë, si shpërblim për shoqërimin nga Durrësi në Bllatë.

Bazuar në këto deklarime, specialistët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personit të denoncuar, pasi gjeneralitetet me të cilat u është prezantuar shtetasve maqedonas janë të rreme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...