Morinë-Kukës. Policia Kufitare arreston 27-vjeçarin nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër.

Morinë-Kukës.Drejtoria Kukes m

Policia Kufitare arreston 27-vjeçarin nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër.

Gjithashtu ndalohet një tjetër shtetas, i shpallur në kërkim kombëtar.

Gjatë ditës së sotshme, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar, dhe konkretisht:

-P.Sh., 27 vjeç, banues në Kleqke, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, Ku gjatë regjistrimit në sistemin rezultoj shtetas " i shpallur në kërkim ndërkombëtar", nga autoritet Zviceriane, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për trafik droge.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
--------
Gjithashtu, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:

- Z.Y., 29 vjeç, banues në Podujeve, Kosovë.

Ndalimi i tij u bë pasi, gjatë regjistrimit në sistem rezultoj "shtetas i shpallur në kërkim kombëtar".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendim penal nr.84, datë 14.06.2016, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale " Kontrabanda me mallra të tjera", parashikuar nga neni 174 i K.penal.

Ky shtetas ju dorëzua D.V.P. Kukës, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...