Durrës, Sqarim nga DVP Durrës.

Durrës, më 10.07.2017. Policia-durres

Sqarim nga DVP Durrës.

Në lidhje me një video të publikuar më rrjetet sociale ku paraqiten punonjësit e policisë duke shoqëruar dy persona në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, bëjmë me dije se:

Sot, rreth orës 17:30 Policia është njoftuar se ka një konflikt në Sheshin Pranvera.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, Patrulla e Rendit dhe Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë konstatuar se dy persona, shtetasit P.C. dhe R.B. ishin konfliktuar me shtetasin I.M.

Ky I fundit kishte një kioskë në Sheshin Pranvera.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit P.C dhe R.B. kanë ofenduar shtetasin I.M. dhe dëmtuar kioskën e tij.

Të ndodhur në këto kushte Efektivet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës shtetasit P.C dhe R.B. , të cilët ishin në gjëndje të dehur.

Në momentin e shoqërimit dy shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar duke ushtruar forcë dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Konkretisht, një punonjës policie është dëmtuar.

Sqarojmë se video e hedhur në rrjetet sociale është e pjesshme dhe nuk tregon të gjitha veprimet e kryera nga Efektivet e Policisë gjatë shoqërimit.

Për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Vijon puna nga Oficeri I Policisë Gjyqësore të Prokurorisë me qëllim hetimin e paanshëm të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të policisë me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë është bërë pezullimi i tyre, konkretisht janë pezulluar 3 punonjës policie.

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për të verifikuar veprimet e punonjësve të policisë nëse ka apo jo tejkalim të detyrës.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...