Vlorë. Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Vlorë. 10VLOREKANABIS

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.


Policia asgjëson 100 bimë narkotike në fshatin Drashovicë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

· A.N, 51 vjeç, banues në fshatin Drashovicë.

Policia e Vlorës, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, ka konstatuar të kultivuara 100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva pranë vendit të quajtur "Kumë e madhe" në tokë të hapur rishtas.

Nga hetimet e deri tanishme, shërbimet kanë zbuluar se autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre është shtetasi A.N.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë si dhe referimin e çështjes në Prokurori në ngarkim të tij, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...