Vlorë, Policia ka filluar ndjekjen penale për dy shtetasit e mëposhtëm për fshehjen e të ardhurave të mallrave të futur kontrabandë

Vlorë, Policia ka filluar ndjekjen penale për dy shtetasit e mëposhtëm për fshehjen e të ardhurave të mallrave të futur kontrabandë: d.p.p.v

1. K.V., 56 vjeçe, banuese në Vlorë.
2. A.M., 52 vjeç, banues në Vlorë me profesion Ekonomist.

Policia e Vlorës ka filluar proçedimin penal në ngarkim të tyre pasi më datë 10.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregëtar në pronësi të shtetases K.V., në lagjen ''24 Maji'', u gjetën një sasi mallrash (veshmbathje) për të cilat kjo shtetase nuk dispononte faturë tatimore të blerjes së tyre.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetësia K.V., i paguante me para kesh në dorë shumën prej 5000 lekë të rinj në muaj shtetasit A.M (ekonomist) me qëllim që ky i fundit të mbyllte veprimet e tjera në organet tatimore.

Kjo lloj pagese është kryer për rreth 4 vite me radhe në mënyrë ilegale, pa lidhur asnjë kontratë të ligjshme për kryerjen e pagesave.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale ''Fshehja e të ardhurave'' dhe ''Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë'', parashikuar nga  nenet  180 dhe 178 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...