Sarandë Policia kufitare u vjen në ndihmë 8 minorenëve të cilët rrezikuan të mbyteshin me një barkë !

Sarandëd.p.p.v, Policia kufitare u vjen në ndihmë 8 minorenëve të cilët rrezikuan të mbyteshin me një barkë.

Më datë 18.06.2017, rreth orës 15:30, në zonën ujore përballë "Disko Afrikës" rreth 0.7 milje larg nga bregu i detit, Policia Kufitare Sarandë duke patrulluar në këtë sektor është njoftuar nga qytetarët se një mjet lundrues tip barkë-pedalon, po rrezikohej të mbytej bashkë me 8 persona minorenë që ndodheshin mbi të.

Për shkak të mbingarkesës në barkë dhe dallgëve të forta të detit, fëmijët kanë rrezikuar jetën e tyre dhe kanë kërkuar ndihmë.

Menjëherë shërbimet e policisë sapo kanë marrë thirrjen për ndihmë, nëpërmjet mjeteve lundruese kanë dhënë ndihmën që duhej duke shpëtuar të gjithë fëmijët që ndodheshin në këtë pedalon, pa probleme për shëndetin e tyre.

Policia falenderon qytetarët për bashkëpunimin si dhe u bën thirrje të gjithë pushuesve që të kenë sa më shumë kujdes gjatë sezonit turistik, veçanërisht me fëmijët e tyre pranë ujit.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...