Pogradec, Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta.

Pogradec, Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta.17durres5

Tenton të vrasë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.Xh, 24 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.07.2017, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur në pjesën e krahut me thikë, duke tentuar të vrasë shtetasin F.M, 28 vjeç, banues në Korçë. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si pasojë e përplasjes me dëme materiale, të dy automjeteve konkretisht njëri me drejtues shtetasin F.M dhe tjetri me drejtues babain e shtetasit M.Xh, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet  i mprehtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...