Lezhë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në kuadër të plan veprimit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, vazhdon kontrollin e territorit.
Lezhë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në kuadër të plan veprimit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, vazhdon kontrollin e territorit. (per video kliko mbi link)
Krahas kontrollit të imtësishëm të territorit nga toka nga grupe pune, ka vazhduar edhe monitorimin nga ajri me anë të helikopterit.
Gjatë ditës së sotme u monitoruan dhe u kontrolluan zonat si më poshtë:
Rrethi Lezhë :
Balldre, Fushë Torovicë , Mali i Torovicës, Fushë Zadrimë , Gramsh , Mabë , Kotërr, në pjesën fundore të Kashnjetit , në Vig, Berzanë , Pllanë, Shënkoll , Rrilë , Lezhë.
Rrethi Mirditë :
Fshatrat e Gojanit , Kushnen, Bjeshkët e Kaçinarit, Gëziq, Lugina e Fanit të Madh, fshati Malaj, lugina e lumit Fan, Rrëshen, Rrubik, Katund i Vjetër , Rrasfik, Bungaj.
Rrethi Kurbin :
Milot , Fushë - Kuqe , Patok , Godull , Mamurras, Shemri, Alk, Delbnisht, Malbardhë, Milot.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.
Operacioni i monitorim -kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.