Durrës, Specialistët për Narkotikët kanë goditur një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sattiva.

Durrës, më 14.06.2017. 14durres

Specialistët për Narkotikët kanë goditur një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sattiva.

Sekuestrohen 38 kg Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim djali I tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• N.A. 71 vjeç, banues në Bruz Mal, Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasin:

• L. A. 35 vjeç, banues në Bruz Mal, Krujë.

Më datë 13.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në afërsi të banesës së shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• rreth 38 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

14durres1

14durres2

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...